7 këshilla për të pasur sa më shumë energji dhe për të qenë më të suksesshëm në punë

Më poshtë do të lexoni 7 këshilla për të pasur sa më shumë energji dhe për të qenë më të suksesshëm në punën tuaj.

Fillojeni ditën me ujë me limon
Përpara se të hani mëngjes apo të pini kafe, këshillohet që ditën ta nisni me një gotë uji me limon. Kjo është një prej mënyrave më të mira për të larguar toksinat dhe për të qenë sa më të hidratuar.

Mos dilni nga shtëpia pa mëngjes
Trupi juaj ka qenë në një gjendje qetësie gjatë natës, prandaj në mëngjes atij i duhet energji në formën e karbohidrateve për ta filluar ditën sa më mirë. Prandaj këshillohet që të mos dilni nga shtëpia pa konsumuar vaktin e mëngjesit.

Multivitaminat
Multivitaminat janë një zëvendësues shumë i mirë i përbërësve ushqimorë që ju mund t’i neglizhoni dhe nuk i konsumoni. Multivitaminat variojnë në lloje të ndryshme dhe mbi të gjitha, sipas nevojave specifike të secilit.

Ushtrimet fizike
Sipas studimeve të fundit të kryera nga Universiteti i Georgias, njerëzit që vazhdimisht ndihen të lodhur janë zakonisht edhe ata që nuk merren pothuajse fare me aktivitet fizik. Prandaj këshillohet që gjatë ditëve të javës, sikur edhe 30 minuta në ditë të merreni me ushtrime të ndryshme fizike dhe do ta shikoni që do të jeni më energjikë sepse aktiviteti fizik rrisë qarkullimin e endorfinës.

Qëndrimi përpara kompjuterit
Ju duhet të tregoni kujdes të veçantë për sa i përket mënyrës së si qëndroni ulur në karrige përpara kompjuterit. Nëse do të qëndroni duke e peshuar të gjithë peshën e trupit tuaj tek bërrylat mbi tavolinë ju do të ushtroni edhe një presion të madh tek organet tuaja të brendshme, sidomos te mushkëritë dhe nuk do t’i lini ato që të mbushen plotësisht me oksigjen, Ndaj këshillohet që shpinën ta mbani ne një kënd të drejtë dhe në distancën e duhur nga ekrani i kompjuterit.

Praktikoni ushtrime joge
Joga është një ndër mënyrat më të mira për të luftuar si stresin ashtu edhe lodhjen. Nëse gjëja e parë që do të thoshit në këtë moment është se nuk keni kohë, sepse jeni në punë, ne ju këshillojmë që të mos nxitoheni, sepse nuk bëhet fjalë për ushtrime që kërkojnë shumë kohë në dispozicion. Mjaftojnë 30 sekonda për të bërë një prej ushtrimeve më të thjeshta të frymëmarrjes. Merrni frymë sa më shumë të mundeni dhe nxirreni atë menjëherë. Përsëriteni këtë ushtrim gjatë 30 sekondave dhe do të vini re se do të ndiheni shumë më mirë se më përpara.

Mos qëndroni një kohë të gjatë pa lëvizur
Kur muskujt tuaj nuk janë në lëvizje, mitokondritë që ndodhen në qelizat e muskujve tuaj nuk prodhojnë energji, prandaj këshillohet që herë pas here të shkëputeni nga ekrani dhe të bëni pushime të shkurtra.

Artikulli paraprakZgjidhja e diabetit gjendet tek ky ushqim
Artikulli vijuesVëllezërit Ramadani dhe Arben Kiqina, lirohen nga burgu pas 15 vitesh