Arsyeja se pse Steve Jobs nuk i linte fëmijët e tij të përdornin IPad

Ndonëse e çoi jetën duke ngritur perandorinë më të madhe të teknologjisë në të gjithë botën, ishte shumë strikt në lidhje me përdorimin e saj nga fëmijët e tij. Në një artikull në New York Times në 2014-n, Nick Bilton kujtoi një bashkëbisedim me shefin e ndjerë të Apple pas hedhjes në treg të iPad.

Kur e pyetën nëse fëmijët e tij e pëlqejnë pajisjen e re ai u përgjigj: Ata nuk e përdorin. Ne ua kufizojmë fëmijëve tanë kohën e përdorimit të pajisjeve teknologjike në shtëpi”.

Sipas Biltonit kjo qasje është shumë e zakonshme tek njerëzit më të fuqishëm në botën teknologjike.

Walter Isaacson, autor i biografisë së Steve Jobs, libër i cili është përshtatur për film dhe ku do të luajë Michael Fassbender thotë: “Çdo darkë, Steve mblidhte familjen në një tavolinë të madhe në kuzhinën e tyre dhe diskutohej për librat, historinë dhe shumë gjëra të tjera. Askush nuk vendoste një Ipad apo kompjuter. Fëmijët nuk dukeshin të varur nga këto pajisje”.

Artikulli paraprakSomali, 6.2 milionë njerëz të kërcënuar nga mungesa e ushqimit
Artikulli vijuesGashi thotë se LDK do të kërkojë dorëheqjen e Thaçit nëse prishet koalicioni