7 Këshilla personale nga Warren Buffet

7 Këshilla personale nga Warren Buffet

Warren Buffet në përgjithësi konsiderohet si investitori më i mirë në investimit afatgjata i të gjitha kohërave, pra nuk është cudi që shumë persona kanë dëshirë t’i ndëgjojnë nga afër urtësitë e tij, në mënyrë që ato ti përdorin në jetën e tyre. Duke e pasur këtë parasysh, këtu i gjeni 7 udhëzimet më të mira financiare të cilat unë i kam mësuar nga Warren Buffet përgjatë viteve.

1. Dikush është i ulur nën hijen e një pemë sot sepse dikush kishte mbjellur një dru aty para shumë kohësh

Mësimi këtu është të menduarit para kohe kur vie puna tek financat personale, nëse po flisni për investimet, kursimet, ose shpenzimet. Kur jeni duke vendosur nëse duhet të kurseni disa të holla për rastet emergjente, mendojeni një emergjencë financiare e cila po ndodh tani dhe sa para do ta bënin jetën tuaj më të lehtë, nëse do kishit kursime të mjaftueshme.

Ngjashëm, pak persona bëhen të pasur me investime të shpeshta dhe shumica e njerëzve të cilët provojnë dështojnë. Më e sigurta rrugë për tek pasuria (rruga të cilën e mori Buffet) është krijimi i portofolit hap pas hapi dhe mbajtja e fokusit për një kohë të gjatë.

2. Bleni diqka vetëm në çoftë se jeni të lumtur ta keni atë nëse dyqanet do mbylleshin për 10 vitet e ardhshme

Përveq kësaj, një nga kuotat më të preferuara të mijat nga Warren Buffet është “periudha jonë e preferuar e mbajtjes është përgjithmonë” e cila është po ashtu një nga gjërat më të keqkuptuara të cilën e ka thënë ai. Çështja nuk eshte se Buffet investon vetëm në stoqe të cilat ai i blen dhe harron për to – mbas të gjithave, kompania e Buffet Berkshire Hathaway (NYSE:BRK-A) (NYSE:BRK-B) shet stoqe rregullisht, dhe për arsye të ndryshme. Më saktë, çfarë thot Buffet është të investohet në bisnese stabile të cilat kanë avantazhe të qëndrueshme konkuruese. Çasjuni investimeve tuaja duke pasur afatin e gjatë në mendje, po të keni kujdes, të siguroheni se arsyet e juaja për blerjen të jenë akoma të zbatueshme.

3. Çmimi është ajo cfar ju paguani, vlera është ajo cfar ju merrni

Kur ju bleni një investim (ose cka do coftë tjetër), çmimi të cilin ju e paguani dhe vlera të cilën ju e merrni janë shpesh dy gjëra shumë të ndryshme. Me fjalë tjera, ju duhet të bleni stoqe nëse besoni se pjesa e çmimit është më pak se sa vlera e brendshme e biznesit — jo vetëm sepse ju mendoni se çmimi është i ulët.

Për shembull, nëse një përmirsim i tregut do të ndodhte nesër dhe stoqet e caktuara do të binin për 10% së bashku me komplet tregun, a do të binte natyrshëm edhe vlera e biznesit me 10% nga vlera e sotshme. Ndoshta jo. Ngjajshëm, nëse stoqet rriten shpejtë, jo domosdoshmërishtë do të rritej edhe vlera e biznesit. Sigurohuni të konsideroni vlerën dhe cmimin ndaras kur vendosni për të bërë investime.

4. Keshi… është për një biznes sikurse oksigjeni për një individ: kurr nuk mendoni për të kur e keni, vetëm atëher kur mungon

Një nga arsyet pse Berkshire Hathaway jo vetëm i mbijeton recesioneve dhe rënieve, por ka tendenca për të dalur nga ato edhe më mirë se sa që ka hyrë në to, është se W. Buffet kupton vlerën e të pasurit një “fond emergjence”. Në fakt, kur ra tregu më 2008, Berkshire kishte kesh të mjaftueshëm për të bërë disa investime fitim prurëse, si blerja e siguracioneve të Goldman Sachs.

Fondi për ditë të vështira i Berkshire Hathway është ndoshta pak ma i madhë se i juaji: Buffet insiston të mbajë minimumi 20 miliard kesh gjatë gjithë kohës, dhe total i keshit aktual është 85 miliard. Sidoçoftë, e njejta vlenë edhe për shëndetin e financave tuaja. Nëse keni rezerva të mira të keshit, do jeni më të paisur për t’u marrë me cfarëdo që sfidat financiare dhe mundësitë të cilat jua sjell jeta.

5. Rreziku vjen kur ju nuk e dini cfarë po bëni

Në mendjen e Buffet, një nga investimet më të mira që ju mund ti bëni është investimi në vetën tuaj dhe njohuritë të cilat ju i keni. Kjo është arsyeja pse Buffet shpenzon orë të tëra cdo ditë duke lexuar, dhe ka vepruar kështu pjesën më të madhe të jetës së tij. Sa më i edukuar të jeni për një temë, çoftë ajo investimi apo dicka tjetër, aq më i paisur do jeni për të marrë vendime të mencura dhe për ti evituar rreziqet e panevojshme. Si partner i W.Buffet, Charlie Munger këshillon: “Shkoni të flini më i mencur se kur jeni zgjuar”

6. Shumica e njerëzve duhet të evitojnë stoqet individuale

Kjo mund të duket si këshillë e çuditshme nga Warren Buffet, pasi që ai llogaritet si një nga përzgjedhësit e stoqeve më i miri i të gjitha kohërave.

Sidoçoftë, W.Buffet ka thënë në disa raste se investimi më i mirë për shumicën e njerëzve është një index fond themelor me kosto të ulët S & P 500, si ai të cilin ai e përdor në një bast për të tejkaluar perfomrancën e një shporte fondesh mbrojtëse. Idea është se investimi ne S&P 500 është thjeshtë një bast në biznesin amerikan si tërësi, e cila është më e sigurtë për tu fituar mbas një kohe.

Për sqarim, Buffet nuk është kundër blerjes të stoqeve individuale në çoftë se ju keni kohë, njohuri dhe dëshirë ta bëni atë si duhet. Ai ka thënë, se nëse ju keni 6 deri në 8 orë në javë për t’ia dedikuar investimeve, stoqet inidividuale mund të jenë një ide e mencur. Nëse jo, ju duhet të qëndroni tek index fondet me çmim të ulët.

7. Mos harroni t’i ktheni

Buffet bashkëthemelues dhe pjesëtar i “The Giving Pledge”, e cila inkurajon miliarderët të dhurojnë pasurin e tyre. Buffet planifikon të dhurojë praktikisht të gjitha parat e tij për bamirësi dhe që kur ka nënshkruar zotimin, ai ka dhuruar miliarda dollar aksione të Berkshire të cilat janë përfituar nga organizata të ndryshme humanitare.

Buffet ka thënë njëherë, “Nëse jeni në 1 përqindëshin e personave me fat, ju detyroheni të mendoni për 99% të pjesës tjetër të njerëzimit” Dhe për më shumë, në coftë se ju nuk jeni anëtar i 1 %, është e rëndësishmë të gjeni mënyra për të dhuruar./Kumti.com

Artikulli paraprakCIA gjen një nëndetëse me të cilën Pablo Escobar transportonte kokainën
Artikulli vijuesNjëmbëdhjetë fakte për kompaninë e McDonalds-it