Medinja qyteti i te Derguarit fisnik eshte e mira e te mirave,aty ka zbritur shpallja,aty ka zbritur Xhibrili per te percjelle shpalljen Profetit alejhi selam,Medinja eshte strofka e besimit,Kryeqyteti i pare i myslimaneve,aty u mblodhen Emigruesit(Muhaxhirinet) dhe Perkrahesit(Ensaret),prej saj dolen Thirresat e te vertetes per ti nxjerre njerezit prej erresirave e ti fusin ne driten e Islamit.Prej saj u perhap drita,prej saj u ndricua toka me driten e udhezimit,ajo eshte vendi ku beri hixhret Profeti alejhi selam,aty kaloi pjesen e fundit te jetes ku edhe nderroi jete,prej saj do te ringjallet.Medinja eshte vendi te cilin Allahu e nderoi ,e lartesoi vleren e miresine e saj,Allahu e beri Medinen token me te mire mbas Mekes,sic na tregon per kete Profeti alejhi selam kur del nga Mekja:”Ti je toka me e mire tek Allahu dhe toka e Allahut, me e dashura per Allahun…”
Miresite e Medines se Begatshme:
1 – Allahu e beri Medinen te shenjte,te sigurte ashtu sic beri Meken te shenjte dhe te sigurte,Profeti alejhi selam ka thene:”Ibrahimi alejhi selam,me lutjen e tij u be Mekja e shenjte kurse une ,me lutjen time u be e shenjte Medinja….”
2 – Nga miresite e Medines se begatshme eshte se Profeti alejhi selam e ka quajtur (tajibe) e mira, Profeti alejhi selam ka thene:”Me te vertete Allahu e ka quajtur Medinen(Tabe)e Mira…”
3 – Besimi kthehet gjithmone ne Medine,Profeti alejhi selam ka thene:”Besimi kthehet ne Medine sic kthehet gjarperi ne folene e tij.”
4 – Profeti ka pergezuar me shperblim te madh ate qe duron sprovat e Medines,ftohtin e te nxehtin e saj,Profeti alejhi selam ka thene:”Medinja eshte me e mire per ata nese ata do e dinin”
Kete gje Profeti alejhi selam e tha per ata te cilet deshen qe te iknin e te shpernguleshin nga Medinja,ne vende te cilat mund te gjenin me shume qetesi,furnizim dhe pasuri,Profeti alejhi selam iu drejtua atyre:”Medinja eshte me e mire per ata nese ata e dine,cdo kush i cili braktis dicka qe e do per te qendruar ne Medine,Allahu do ti japi atij ne Medine ate qe eshte me mire e me e dashur per te,cdo kush qe duron sprovat e saj dhe te ftohtin e saj sigurisht do jem per te ndermjetesues e deshmues per te Diten e Gjykimit.”
5 – Profeti alejhi selam na tregon per vleren e larte qe ka Medinja duke na mesuar rrezikshmerine e madhe qe ka nese ben prishje ne te, ose te besh gjynahe te medha, ose ben shpikje ne fe, Profeti alejhi selam ka thene:”Medinja eshte e shenjte nga Iri deri ne Theur,kush ben ndonje te keqe ne te ose ndihmon ne berjen e saj, mbi te eshte mallkimi i Allahut, i Engjejve dhe i tere njerezve,nuk pranon Allahu prej tij as farzin e as nafile.”
6 –Profeti alejhi selam ka bere lutje per Medinen, per bereqet,”O Allah na begato ne frytet tona dhe na begato ne qytetin tone.”
7 – Nuk hyn ne te kolera e as dexhali,”Ne rrethinat e Medines jane vendosur Engjej per mbrojtjen e Medines,nuk hyn ne te kolerja e as dexhali.”
Shkeputur shkurtimisht nga libri”Vlera e Medines dhe edukata e vizitimit te saj.”Autor,Shejh Abdul Muhsin Abad
Perktheu Junuz Telezi