Viti 2015 ishte një vit mjaft i mirë për shkencën, por viti aktual është një mundësi e artë për njerëzimin që t’i çojë zbulimet në nivelin tjetër dhe të zgjidhë shumë probleme të ngutshme për globin.
Ja cilat janë parashikimet e ekspertëve për zhvillimet që mund të ndodhin këtë vit dhe që do ta ndihmojnë shumë njerëzimin.
7. Realiteti virtual do të bëhet i vërtetë
Realiteti virtual i gjeneratës së ardhme ka mbërritur. Viti 2016 do të jetë koha ideale për lançimin e pajisjeve të shumëpritura nga Oculus Rift, si dhe futjen në lojë të kompanive të tjera, si Samsung dhe HTC. Realiteti virtual është pritur prej kohësh, por nuk ka arritur kurrë të futet plotësisht në skenë. Me aspektin e riparimit të sensorëve, përparime mund të bëhen dhe viti 2016 duket si mundësia e artë për lojërat që do të ngjajnë si realitet. Kjo lloj teknologjie ndoshta nuk do të jetë në çdo shtëpi deri në fund të vitit 2016, por duket se përmirësimet do të hedhin një hap fillestar.
6.Do të mundim superbakteret
Bakteret, ashtu si njerëzit, kanë lloj-lloj fuqish dhe lehtësisht mund t’u mbijetojnë pasojave të antibiotikëve. Nëse kursi i antibiotikëve nuk përfundon, atëherë ju lejoni të mbijetojë bakteri më i fortë dhe kështu ai kalon në gjenet tuaja dhe evoluon rezistencën ndaj antibiotikëve.
Ne jemi tashmë në pikën ku disa baktere u mbijetojnë antibiotikëve, gjë që duhet ndrequr dhe që me mundësitë e mjekësisë këtë vit lufta kundër superbaktereve të mund të fitohet për t’u sjellë një të ardhme më të sigurt brezave të ardhshëm.
5.‘Interneti i gjërave’ do të hyjë në shtëpinë tuaj
‘Interneti i gjërave’ i referohet një rrjeti objektesh që kanë teknologji të përfshirë në vetvete dhe ky rrjet është në përparim e sipër. Do të vijë një çast i përshtatshëm brenda këtij viti, që pajisjet shtëpiake do të fillojnë komunikimin mes tyre. Amazon ka lançuar shërbimin e tyre që do të mund të bëjë gjithçka nga ushqimi i kafshëve tuaja deri te porositja e më shumë detergjenti për lavatriçen. Më shumë studime po kryhen nga kompanitë e teknologjisë për të përmirësuar teknologjinë deri në atë pikë ku gjithçka do të flasë.
- Printimi 3D do të përhapet
Ne të gjithë do të provojmë gëzimin e printimit 3D realisht në vitin 2016. Pajisjet do të jenë më të thjeshta se kurrë dhe më të përballueshme se më parë. Kemi mundësinë e artë të kalojmë nga plastika te materialet reale që do të ndryshojnë në thelb mënyrën e funksionimit të jetës, siç e njohim sot. Por, përveç kësaj, disa kanë arritur të zhvillojnë një printer për ilaçet, gjë që do të sjellë shpresa të mëdha për pacientët e sëmurë.
- Do të fillojmë provat me nanomjekësinë
Mjekësia e së ardhmes do të thotë se koha kur doktori do t’ju japë ilaçe nano nuk do të jetë e largët. Pothuajse gjithçka në trupin tuaj operon në një shkallë nano, ndaj shkallëzimi i teknologjisë në copëza kaq të vogla do të thotë se do t’ia dalin të ndërveprojnë me sistemet tona në një nivel më preciz.
- Do të ketë bum punësh për shkencëtarët e të dhënave
Shkenca e të dhënave do të qeverisë në një shkallë më të rëndësishme të ardhmen tonë. Jeta moderne do të mbizotërohet nga aftësia jonë për të transmetuar gjëra. Gjithçka elektronike është në gjendje të mbledhë të dhëna, të cilat ne duhet të arrijmë t’i përpunojmë. Viti 2016 do të ofrojë shumë vende pune në këtë aspekt.
- Do të hyjmë në një epokë të re gjeologjike
Temperaturat globale po rriten dhe viti 2016 pritet të jetë një nga më të nxehtit, gjë që na ngarkon me detyrën për të lënë pas mënyrat e këqija të sigurimit të energjisë.
*Burimi: What Culture