Bana Alabed është vetëm 7 vjeç dhe është mësuar me bombardimet që kanë ndodhur së fundmi në Aleppo dhe mesa duket ka parë shoqen e saj të ngushtë të shtypet nga një ndërtesë që po shembej.
Në adresën e saj të Twitter-it, 7-vjeçarja dokumenton jetën e saj në qytetin sirian Aleppo, ku qeveria ruse besohet se ka vrarë më shumë se 200 njerëz javën e shkuar.
Nëpërmjet një fotografie, ku ajo shihet duke mbajtur një letër në dorë në të cilën shkruan: “Asad, Putin, ndalojini bombardimet!”
Fatemah, mamaja e vajzës, rrëfeu se postimi nuk ishte bërë për qëllime propagande ndërkohë që shpjegonte rrënimin që i kishte rrethuar.
“Ne jetojmë në ferr. Zgjohemi çdo mëngjes nga zhurma e bombave. Janë bërë alarmi i zgjimit tonë. Kur vijnë avionët fëmijët e mi qajnë dhe thonë se do i vrasë”. /tvklan