Nuk ka një zgjidhje magjike që papritmas do t’ju bëjë një person me vetëbesim të lartë. Por, kur përqendroheni në hapat e qëndrueshëm dhe të vegjël, mund të transformoni veten nga një mentalitet fiks në një mentalitet rritës. Ndërtimi i besimit është si momenti i vrullit: Vetëm vazhdoni të veproni dhe do të ndiheni gjithnjë e më shumë të sigurt me çdo hap pozitiv.
Këto janë 7 mënyra për të zhvilluar mentalitetin e përbashkët të njerëzve me vetëbesim të lartë:
1. Përcaktoni qëllimin tuaj.
Është e vështirë të keni besim në atë që bëni nëse nuk jeni të sigurt përse po e bëni. Cili është qëllimi juaj në punë dhe në jetë? Sapo të gjeni përgjigjen e kësaj pyetjeje, ju do të keni më shumë besim te vetja sepse do t’i keni objektikat të qartë.
2. Mos e krahasoni veten me të tjerët.
Në pothuajse çdo rast, kur ju krahasoni veten me dikë tjetër, është një form negative që tregon se ju nuk jeni mjaftueshëm të mirë. Duke e bërë këtë ju humbisni vetbesimin. I vetmi person me të cilin duhet t’a krahasoni veten është me versionin më të mirë që ju mund të bëheni.
3. Fokusohuni te zgjidhjet.
Gjithmonë do të përballeni me sfida. Por përqëndrimi vetëm në një problem është një praktikë vetë-mposhtëse. Në vend të kësaj, pranoni që problemet do të lindin, dhe kur kjo të ndodh, përqëndrohuni në gjetjen e zgjidhjeve si një lider i fortë. Sa më shumë probleme të kapërcyeni, aq më shumë besim do të ndërtoni dhe aq më e lehtë do të jetë gjetja e zgjidhjeve.
4. Vepro!
Frika është paralizuese. Injorojeni zërin në kokën tuaj që ju thotë se nuk mund të bësh asgjë, dhe veproni gjithsesi. Sa më shumë që të lejoni që frika t’iu mbajë prapa, aq më i fortë do të bëhet zëri negativ. Funksionon edhe në drejtimin tjetër: Sa më shumë që të veproni, aq më i urtë do të bëhet zëri negativ.
5. Fokusohuni në gjërat pozitive.
Bisedat negative dhe pesimizmi janë një cikël i keq dhe një humbje e besimit tuaj. Përqëndrohuni në atributet tuaja pozitive në vend të dobësive; Përqëndrohuni në arritjet tuaja dhe jo në dështimet tuaja. Përqëndrohuni në atë që funksionon në vend të asaj që nuk funksionon.
6. Qëndro gati.
Suksesi është gjysmë përgatitje dhe gjysmë mundësi. Studioni, praktikohuni dhe bëni atë që duhet për t’u përgatitur kur mundësia e duhur të trokas në derën tuaj. Nëse jeni të përgatitur, ju keni më shumë besim te vetja dhe kështu do të përfitoni nga mundësitë.
7. Përvetësoni fuqinë e gjuhës së trupit
Gjuha e trupit flet shumë më fort se fjalët. Kur ndiheni keq me veten tuaj, ndërroni qëndrimin tuaj: Tërhiqeni shpatullat mbrapa, mbani kokën lart, qëndroni me këmbë të hapura dhe ngrini duart në ajër si një superhero. Do t’a shihni se si qëndrimi i ri do të ndryshojë gjendjen tuaj dhe do t’iu rrisë besimin. Mbani mend se gjithashtu kur dukeni mirë, ju ndiheni mirë. Kur ndiheni mirë, ju ndiheni të sigurt. Vishni rrobat që dëshironi të vishni. Investoni në pamjen tuaj dhe kështu ju do të investoni në suksesin tuaj.