7 zgjidhje të thjeshta, për të trajtuar migrenën dhe kokëdhimbjet

Migrena është një ndër 20 sëmundjet kronike më të përhapura në botë, sipas Organizatës Ndërkombëtare së Shëndetit. Ajo karakterizohet nga dhimbja në një pjesë të kokës dhe ka tendencë të përkeqësohet me lëvizje. Zgjat tipikisht nga 4-72 orë pavarësisht se simptomat variojnë nga një person tek tjetri. Më të zakonshmet janë ndjeshmëria e lartë ndaj dritës dhe zhurmave, ndjesi si shpim gjëlpërash në krahë dhe këmbë, marrje mendsh dhe të vjellura. Rreth 75% të rasteve vijnë si një trashëgimi e gjeneve familjare dhe gjëndja komplekse mendohet të shkaktohet nga ndryshimet e niveleve të përbërjeve kimike të trurit. Përkeqësues së migrenës janë stresi, duhani, alkooli, zhurmat, dehidratimi etj.
 
Edhe pse nuk ka asnjë kurë për migrenën, ekzistojnë disa përbërës natyral që ndihmojnë në lehtësimin e saj dhe uljen e frekuencës me të cilën ajo prek. 
 
Ata janë: 
 
1. Uthulla e mollës 
Redukton migrenën me anë të antioksidantëve që përmban, kontrollon sheqerin në gjak, rregullon presionin e gjakut duke reduktuar dhimbjen në kocka. 
• Shtoni një lugë uthull molle në një gotë me ujë. 
• Miksojeni me një lugë mjalt 
• Pijeni cdo ditë. 
 
2. Akulli 
Përdorimi i akullit mund të jetë më i përdorshmi nga personat e prekur nga migrena dhe tensioni. 
• Mbështillni disa kuba akulli me një peshqir të pastër dhe vendoseni në pjesën e ballit, në tëmthe ose në pjesën mbrapa qafës për 10-15 minuta. Përsëriteni për sa herë të nevojitet. 
• Mund edhe të alternoni kompresa të nxehta dhe të ftohta përreth 15 minuta. Për rezultate më të mira shtoni vaj esencial menteje ose livandoje në ujin e kompresave. 
 
3. Mente 
Efektet antiinflamatore të mentes ndihmojnë në qetësimin e nervave sipas një studimi në vitin 2008 nga Gazeta Ndëkombëtare Neuroshkencore. 
• Thjesht pini caj menteje përzier me mjalt. Përsëriteni nëse nevojitet. 
• Ose masazhoni pjesën tëmthore me një pikë vaji esencial menteje. Lereni për 20-30 minuta dhe përsëriteni derisa t’ju ikë dhimbja. 
 
4. Piper speci djegës
Lehtësisht i gjendshëm në guzhinë, aai është shumë i mirë për migrenën sepse stimulon qarkullimin e gjakut. Plus, përmban kapsaicin, një element që vepron si një vrasës natyral i dhimbjes. 
• Shtoni një lugë me piper speci të kuq në një gotë me ujë 
• Nëse doni mund të shtoni lëng limoni ose mjalt 
• Pijeni sa herë të nevojitet 
 
5. Kamomil 
Një antiinflamator i njohur që në kohët e lashta, kamomili ndihmon në qetësimin e migrenës, por edhe në parandalimin e saj nëse ai pihet rregullisht cdo ditë. Rezultatet më të mira arrihen nga kamomili gjerman, prandaj kur ta blini vëreni me kujdes etiketën. 
• Në një gotë me ujë të nxehtë hidhni 2-3 lugë me lule kamomili të tharë për pak minuta. Për shije mund të shtoni edhe limon ose mjalt. 
• Konsumojeni cdo ditë duke e bërë rutinë. 
 
6. Xhinxher
Xhinxheri bllokon prostaglantinën, e cila krijon kontraktet muskulore, impaktet hormonale dhe rregullon nivelin e inflamacionit në tru. 
• Pini caj xhinxheri disa herë në ditë derisa të cliroheni nga dhimbja. Sigurohuni ta pini në momentin që ju fillon migrena. 
• Edhe përtypja e një cope xhinxheri ndihmon në zgjidhjen e problemit dhe lehtëson simptomat si marrja e mendëve ose ndjesia e vjelljes. 
 
7. Kafe
Një filxhan kafeje ndihmon në reduktimin e simptomave të migrenës sepse kafeina që përmban, kufizon disa element të gjakut dhe bllokon disa receptorë që mund të shkaktojnë migrenën. Për të rritur efektivitetin mund të shtoni disa pika lëng limoni të freskët. 
• Kujdes! Tek disa persona konsumimi i kafes mund të ketë efekte përkeqësuese. 
Si një alternativë ndaj këtyre elementëve, mund të provoni edhe ushtrimet fizike, joga apo meditimin. Flini mjaftueshëm dhe pini shumë ujë. 
 
Artikulli paraprakEdi Rama shmang Kosovën, ndërton hekurudhën Podgoricë-Beograd!
Artikulli vijuesKombinimet më të mira të ushqimeve