8 Dobi të tjera që mund t’i bëni me pastën e dhëmbëve

Ndoshta është krijuar vetëm për të pastruar dhëmbë, por a ju ka shkuar mendja, se mund të bëjë edhe veprime tjera të dobishme?
Për një kohë të gjatë, pasta e zakonshme për dhëmbë, është përdorur për të hequr puçrrat e zeza në hundë, por tani mund të përdorni edhe për të pastruar atletet, të hiqni të fryrat poshtë syve të lodhur apo t’i jepni thonjve një përfundim shkëlqyes, transmeton Telegrafi..
Ja tetë mënyra, se si mund të përdorni pastën e zakonshme, përpos të lani dhëmbët:
1. Qetësoni sytë e lodhur: Nëse keni sy të frytë e të nxirë dhe ju nevojitet pak revitalizim, vëni në kapakët e poshtëm të syrit, pak pastë të dhëmbëve dhe përhapeni mirë, para se të shkoni për të fjetur. Do të zgjoheni dhe sy të hapur mirë dhe të shndritshëm.
2. Të hiqni erën e keqe nga duart: kjo do t’ju pëlqejë shumë kuzhinierëve. Nëse në duar iu ka mbajtur era e peshkut apo hudhrës, hiqeni menjëherë, duke vënë pastë të dhëmbëve.
3. Të shkëlqeni thonjtë: Pasta e dhëmbëve, mund të përdoret edhe për të lustruar thonjtë, duke ju dhënë një përfundim shkëlqyes. Me apo pa manikyr, vëni pastë në thonj dhe do të shihni dallimin e dukshëm.
4. Të pastroni atletet: Nuk ka asgjë më të keqe, se të bëhen pis atletet e bardha, të cilat sapo i keni blerë. Me vetëm një gisht pastë në njollë dhe disa fërkimeve me një leckë, atletet tuaja nuk do të kenë më asnjë njollë.
5. Të riparoni ekranin e gërvishtur të celularit: po del se pasta e dhëmbëve, nëse fërkohet mirë për ekranin e thyer të celularit apo të ndonjë ore, e kthen në gjendje të rregullt.
6. Të shkëlqeni argjendin: Fërkoni pastën e dhëmbëve për qaforen e juaj të preferuar nga argjendi dhe më pas shpërlajeni me ujë të ftoftë, për të parë ginë mbresëlënës të argjendit.
7. Të hiqni shenjat nga ngjyrat e qiriut: Po që se fëmijët e juaj bëhen kreativ me ngjyra qiri në muret e bardha, vëni pastë të dhëmbëve, që të hiqni shkarravinat.
8. Lehtësoni pickimet e mushkonjave: Merrni me vete edhe një tub të pastës për dhëmbë kur shkoni në pushim dhe aplikojeni në pickimet e bezdisshme të mushkonjave dhe qetësojeni irritimin.
Artikulli paraprakKumbullat, mbrojtëse ndaj anemisë
Artikulli vijuesPlagoset polici shqiptar në Gorazhdec të Pejës