8 Duatë qe bente profeti Muhamed para se te hante buke

1-Elhamdu lil-lahi hamden kethiran tajjiben mubaraken fihi, gajra mekfijjin ue la mustegnijen anhu Rab-buna.

“Lavdia dhe mirënjohja i takojnë Allahut! Atë e lavdërojmë shumë, pa syefaqësi dhe vazhdimisht! O Zoti ynë! Ky ushqim që hëngrëm nuk do të jetë i mjaftueshëm për më pas, pasi nevoja jonë për ushqim nuk do të ndërpritet dhe mirësia Jote ndaj nesh do të vazhdojë gjatë gjithë jetës. Ky nuk do të jetë ushqimi ynë i fundit, se ne gjithnjë do të kemi nevojë për ushqim.” Hadithin e shënon Buhariu.

Ndonjëherë Profeti alejhi selam thoshte:

2-Elhamdu lil-lahil-ledhi et’amena ue sekana ue xhealena muslimine.

“Mirënjohja është për Allahun, i Cili na dha të hamë e të pimë dhe na bëri muslimanë!”[1]

Po ashtu, Profeti alejhi selam thoshte:

3-Elhamdu lil-lahil-ledhi et’ame ue seka ue seu-uagahu ue xheale lehu mahraxhen.

“Falënderimi i takon Allahut, i Cili ka dhënë për të ngrënë e për të pirë, e ka bërë të mundur hyrjen e ushqimit dhe pijes në gurmaz dhe ka bërë edhe organe jashtëqitjeje!”[2]

Buhariu shënon se Profeti alejhi selam thoshte:

4-”Elhamdu lil-lahil-ledhi kefana ue auana.

“Falënderimi i takon Allahut, i Cili na ka dhënë ushqim e pije aq sa na mjafton, dhe na ka strehuar!”.

Tirmidhiu shënon se Profeti alejhi selam ka thënë: “Kushdo që thotë pasi ha një ushqim: ‘El hamdu lilahil ledhi etameni hadha ve rrezekanihi min gajri haulin minni ve la kuvetin’ (Falënderimi i takon Allahut, i Cili më ushqeu dhe më furnizoi me këtë ushqim, pa ndonjë lëvizje dhe pa ndonjë fuqi të timen!),[3] Allahu ia fal gjynahet e kaluara.” Hadithi është i mirë.

Përmendet se kur shërbëtori i afronte ushqimin për të ngrënë, Profeti alejhi selam thoshte: Bismilah, ndërsa kur përfundonte ushqimin, thoshte:

5-All-llahum-me et’amte ue sekajte, ue agnejte ue eknejte, ue hedejte ue ahjejte, fe lekel hamdu ala ma ea’tajte.

“O Allah! Ti na dhe për të ngrënë, na dhe për të pirë, na bëre me pasuri e mall, na udhëzove dhe na e bërë të mundur të jetojmë! Ty të takon falënderimi për të gjitha ato që ke dhënë!” Sened-i i hadithit është i vërtetë.

Në Sunen shënohet se: kur përfundonte ushqimin, Profeti alejhi selam thoshte:

6-Elhamdu lil-lahil-ledhi men-ne alejna ue hedana uel-ledhi eshbeana ue eruana ue min kul-lil ihsani atana.

“Falënderimi i takon Allahut, i Cili na dha mirësi dhe na udhëzoi, i Cili na ngopi me ushqim e na shoi etjen dhe na fali të gjitha të mirat!”[4]

Në Sunen gjithashtu shënohet se Profeti alejhi selam thoshte: “Mbasi të hajë ndonjëri prej jush një ushqim, le të thotë:

7-All-llahumme barik lena fihi ue at’imna hajran minhu!

‘O Allah! Na e begato këtë ushqim dhe na jep diç më të mirë se ky!’ Nëse Allahu ia mundëson ndonjërit të pijë qumësht, le të thotë:

8-All-llahumme barik lena fihi ue zidna fihi!

“O Allah! Na e bëj të begatshëm dhe na e shto!”, pasi nuk ka gjë tjetër si qumështi, që mjafton për shuarjen edhe të urisë, edhe të etjes!”[5] Hadithi është i mirë.

Është dëshmuar se Profeti, kur pinte nga ena, merrte frymë tri herë jashtë enës dhe, gjatë çdo frymëmarrjeje, thoshte El hamdulilahi, ndërsa në fund i shprehte mirënjohje Allahut.[6]

Artikulli paraprakÇelësat e suksesit të kësaj bote
Artikulli vijues13 Vepra që ta fillosh ditën dhe që të sjellin lumturi