Numri i të vdekurve në Haxhillëk – mbi 1,220 vetë

Nga paniku gjatë Haxhillëkut afër Mekës, muajin e kaluar, janë vrarë ndërmjet 1,221 dhe 1,399 pelegrinë, raportojnë agjencitë e lajmeve.

Ky është numër shumë më i madh se ai zyrtar i autoriteteve të Arabisë Saudite, se kanë humbur jetën 769 vetë.

Llogaritja e pavavrur e të vrarëve është bazuar në numrin e të vdekurve që janë raportuar nga shtetet veç e veç.

Agjencia Associated Press ka llogaritur se janë vrarë 1,399 vetë. Kjo agjenci thekson se duket se autoritetet e Arabisë Saudite po përpiqen ta mbrojnë imazhin e vet si mikpritëse të ritualit të shenjtë mysliman.

Agjencia AFP thotë se numri i të vdekurve në Haxhillëk është 1,221 vetë

Artikulli paraprakNATO mbetet e hapur për më tepër trupa në Afganistan
Artikulli vijuesSHBA “nuk bashkëpunon” ushtarakisht me Rusinë