Para se të arrinin në Hungari, një familje siriane kishte udhëtuar edhe në katër vende tjera, në kërkim të një jetë më të mirë. “Ku jemi duke shkuar?”, kishte pyetur Hamza, nëna e tre fëmjëve, mësuese e gjuhës angleze.
Fillimisht ata kishin udhëtuar për në Damask, më pas kishin udhëtuar për në Liban dhe Turqi. Në Turqi ajo thotë se e kishte ndjerë urrejtjen e njerëzve atje që kanë për sirianët.
“Në Siri është e pamundur të jetosh. Nuk ka ujë, nuk ka rrymë, nuk guxojmë të dalim jashtë, nuk jemi të lirë të shkojmë në shkollë, prandaj edhe kemi vendosur që të shkojmë në Damask fillimisht. Edhe në Damask jeta nuk ishte aq e lehtë, prandaj vendosëm që të shkojmë në Liban. Mirëpo edhe aty filloi të tensionohej situata për ne sirianët. Kështuqë vendosëm të largohemi edhe nga Liban dhe u nisëm drejt Turqisë. Në Turqi jemi munduar të bëjmë ndonjë gjë, por gjuha ishte shumë e vështirë për t’u mësuar dhe nuk kishim ndonjë mundësi për punë. Qeratë e shtëpive ishin shumë të larta dhe njerëzit në Turqi i urrejnë sirianët,” tha ajo, transmeton Gazeta Blic.
“Ne nuk e kemi braktisur shtëpinë me idene që të vijmë në Europë. Kemi dashur të qëndrojmë në Liban, por edhe aty jeta u bë e vështirë. Qëllimi ishte vetëm të largoheshim nga lufta në Siri,” shtoi ajo.
“Nga Turqia kemi arritur me varka në Greqi. Gjatë udhëtimit në det na është dashur të hedhim pothujase gjdo gjë që kishim me vete. Kemi humbur edhe paratë, gjithçka” shtoi ajo.
“Gjatë gjithë rrugës i jemi lutur Zotit dhe sot i falenderohemi Zotit që kemi arritur deri në Greqi”.
Pas Greqisë, familja e saj, kishte udhëtuar drejt Maqedonisë, Serbisë dhe më në fund ka arritur në Hungari. Ajo ka përshkruar tmerret që ka përjetuar nga policia maqedonisë, sidomos kur policia maqedonase ka përdor gaz lotëjesllës.
Me lot në sy, ajo shprehet se nuk e kupton pse Hungaria i mban aty, kur ata nuk duan të qëndrojnë.
“Një polic më ka thanë që Gjermania i ka mbyllur kufijtë,” thotë ajo.
“Të gjitha qeveritë janë duke e bërë këtë luftë në Siri,” tha Hamza.
“Ata vënë duart e tyre në çdo gjë, madje edhe në luftë, dhe tani ata na kanë penguar të shkojnë në vendet e tyre. Dhe lutem që familja ime, nëna, vllau, e të tjerët t’ia dalin asaj lufte, ose të arrijnë të largohen nga Siria. Lutem për ta!,” vazhdoi ajo.
E pyetur nga gazetari i BBC Radio 4 nëse do ia dalë të arrijë në Gjermani, Hamza shumë e vendosur u përgjigj: “Do të mundohem shumë. Do të përpiqem, pikërisht atë jemi duke e bërë, jemi duke u përpjekur”.