Marshim i neo nazistëve në Moskë

Rreth 20 mijë neo nazist u derdhën nëpër rrugët e Moskës për të shënuar 4 Nëntorin Ditën e Solidarizimit.

Grupet të cilat dolën në rrugë në zonat Jakimanka dhe Krimskaja marshuan drejt Shtëpisë Qendrore Artistike.

Gjatë marshimit grupi në duar mbante flamuj, pishtar dhe pankarta me parulla raciste.

Manifestuesit hodhën fishekzjarr dhe slogane kundër të huajve.

Në këtë manifestim, ku sigurimin e rendit e bënë rreth 2 mijë policë, u hodhën edhe slogane për Anders Breivik-un, i cili masakroj 77 persona në mesin e të cilëve ishin edhe fëmijë.

Policia e Moskës ndaloj rreth 25 protestues të cilët me këmbëngulje veshën bluza me emblema naziste.

Në këtë protestë tërhoqi vëmendjen edhe pjesëmarrja nga Unioni i Kishave të Rusisë dhe mbajtja e flamujve kishtare.

Edhe në qytete tjera me në krye qytetet Samara dhe Jekatarinburg nëpër rrugë dolën grupet raciste. Policia njoftoj se gjatë ndërhyrjes ndaj grupit që organizoj manifestime pa leje në qytetin Jekatarinburg, ndaloj 90 persona.

Grupet neo naziste mes tyre komunikojnë nëpërmjet internetit dhe në këtë mënyrë organizojnë protesta të njëkohshme. Ndërkohë që gjatë këtij viti nga sulmet e neo nazistëve kanë humbur jetën 11 qytetarë të huaj, janë plagosur edhe 149 të tjerë./trt/kohaislame

Artikulli paraprakStuhi e re e acartë drejt Nju Jorkut
Artikulli vijuesArrestohen personi që gjuajti në drejtim të zyrës së Erdoganit