887 migrantë kaluan nëpër Maqedoni gjatë ditës së fundit

Në 24 orët e fundit 887 shtetasve të huaj u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit. Prej tyre 384 janë të gjinisë mashkullore, 191 të gjinisë femërore dhe 312 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit.

Siç njofton MPB-ja, sipas shtetësisë së personave të cilëve u është dhënë vërtetim, më të shumtë janë shtetasit e Afganistanit – 397, Sirisë – 358 dhe nga Iraku -132.

Që nga fillimi i vitit deri më sot janë dhënë vërtetime për gjithsej 36.804 shtetas të huaj, nga të cilët 15.490 janë të gjinisë mashkullore, 7.917 të gjinisë femërore, 13.296 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 101 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Sipas nënshtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë – 18.280, Afganistanit -11.845 dhe Irakut – 6.676.

Gjatë 24 orëve të fundit deri te Sektori për azil nuk janë dorëzuar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit, në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës së njohjes së azilit.

Në periudhën nga 1 janari e deri dje në Sektorin për azil janë dorëzuar pesë kërkesa për njohjen e të drejtës për azil në bazë të vërtetimeve të dhëna paraprake për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit për gjashtë fëmijë minorotar, prej tëcilëve pesë nga Afganistani dhe një nga Siria.

Në Qendra për pranim për kërkuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për 21 janar 2016 janë evidentuar gjithsej 43 kërkues të azilit, prej të cilëve 40 burra, një grua dhe dy fëmijë në shoqëri të prindërit. Si shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, katër fëmijë minor pa shoqërues të kujdestarit janë dërguar në një vend tjetër për vendosje të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Artikulli paraprak(VIDEO) Rast i rëndë: Tre jetimë nën kujdesin e gjyshit të sëmurë
Artikulli vijues(VIDEO) Sëmundja dhe varfëria, përditshmëri e familjes Murtezani