Francezja nuk dëshiron ta “ngjyrosë” fotografinë e saj në Facebook! (Foto)

Përdoruesit e Facebook në gjithë globin kanë treguar solidaritetin e tyre me njerëzit duke ngjyrosur fotografitë e tyre në profil me ngjyrat e flamurit francez.

Rrjeti social është duke inkurajuar njerëzit për “mbështetje të njerëzve të Francës dhe të Parisit”, duke i ngjyrosur fotografitë e profilit të tyre, pas masakrës e cila la 129 të vdekur dhe një numër të madh të të lënduarve rëndë.

Por Charlotte Farhan, redaktore në revistën online, Art Saves Lives International, ka deklaruar publikisht se nuk do ta ndryshojë fotografinë e saj në profil, transmeton Telegrafi.

Redaktorja franceze ka thënë se do të ishte “gabim” nëse një gjë e tillë do të bëhej vetëm për tragjedinë e Parisit.

Në një postim në Facebook ajo ka thënë: “Nuk do ta ngjyrosë profilin tim me flamurin francez, edhe pse jam franceze dhe nga Parisi. Arsyeja është se nëse do e bëja vetëm për Parisin, do të ishte gabim. Nëse do ta bëja për çdo sulm në botë, do të duhej të ndryshoja profilin tim, çdo ditë, disa herë. Zemra ime është me gjithë botën, pa kufij, pa hierarki. Për mua çdo jetë e marrë ka vlerë, çdo jetë e marrë nga ekstremistë, qofshin ata fetarë, paragjykues apo përfitues! Mos u bëni pjesë e mentalitetit ‘ne dhe ata’, të cilën gjë luftënxitësit do të donin të ishit”, ka shkruar Farhan.

Artikulli paraprakSHKURT – Ngjarjet në Paris dhe portalet Islamofobe Kosovare
Artikulli vijuesDy ditë para sulmit në Paris, zhduken armë në Amerikë (Video)