Mund të shkaktohet nga stresi i ditës. Mundohuni të qetësoheni dhe të merreni me aktivitete argëtuese.
Dhimbja e qafës – Nëse keni dhimbje në qafë mund të keni probleme me faljen e dikujt që ju ka lënduar apo dëmtuar, por mund të jetë edhe problem me faljen e vetes suaj, për një veprim të gabuar që keni bërë.
Dhimbje në supe– Mund të jetë faktor tregues se jeni duke mbajtur një barrë të madhe emocionale mbi shpinë. Mundohuni të gjeni zgjidhje të shpejta të problemeve dhe ti adresoni ato në mënyrën e duhur.
Dhimbje në pjesën e sipërme të kurrizit – Është tregues se nuk keni mbështetjen e nevojshme emocionale. Mund të ndiheni të përjashtuar apo të pashpresë për momentin.
Dhimbje në pjesën e poshtme të kurrizit – Mund të jetë tregues se jeni në shqetësim për gjendjen tuaj ekonomike e financiare. Në të tilla raste këshillohet të bëni një plan të mirë ekonomik.
Dhimbje në bërryla – Kjo dhimbje flet për rezistencën që po u bëni disa ndryshimeve në jetën tuaj. Mundohuni të bëni kompromise.
Dhimbje në duar – Tregon se nuk jeni duke ia arritur qëllimit në mënyrën e duhur. Mundohuni të jeni më social, të krijoni shoqëri të re apo kontakte të reja.
Dhimbje në ije – Kjo lloj dhimbje mund të tregojë se jeni të frikësuar të lëvizni, ose të ndryshoni. Provojini ndryshimet, edhe nëse ato nuk janë shumë premtuese.
Dhimbje në gjunjë – Mund të jetë shenjë se egoja juaj është më e madhe seç duhet dhe se e konsideroni veten shumë më lartë sesa jeni. Qëndroni me këmbë në tokë./tesheshi.com/