Përveç nëse nuk jeni një nga ata që kanë aftësinë e natyrshme për të kërcyer nga krevati me plot energji, zgjimi mund të jetë pjesa më e vështirë e mëngjesit.
Për t’iu ndihmuar që të shfrytëzoni sa më shumë kohën e cila është para jush, kemi përpiluar listën e këshillave për fillim më të lehtë dhe më të gjallë të ditës.
Zgjatja
Zgjatja e lehtë, siç janë pozat e jogës, ose zgjatja e ngadaltë e zakonshme do t’i ndihmojë trupit tuaj që të mbushet me energji, transmeton Koha.net. Këto lëvizje po ashtu do të fokusojnë mendimet tuaja, duke larguar mjegullimin i cili nganjëherë përcjellë zgjimin e hershëm.
Ushtrimet
Pasi që zgjoheni tentoni të bëni disa ushtrime për të vënë në lëvizje qarkullimin e gjakut në trup dhe kështu të filloni ditën e punës. Qoftë ushtrimet për bark, kërcim, ose “vozitja” e shpejtë me biçikletën e dhomës, do të ndihmojnë. Vetëm mos harroni që me zgjatje t’i nxehni pak muskujt para së të filloni me ushtrimet.
Mos u kafeinizoni tepër
Po kafeina mund t’iu ndihmojë të filloni ditën, por nëse e teproni (më shumë se dy filxhanë kafe) mund të nxisë kundërefekt dhe t’ju bëjë më të lodhur, veçanërisht pas disa orëve kur ju lëshon kafeina. Përmbajuni një filxhani kafe dhe niveli i energjisë do të jetë më stabil.
Rehidratojeni veten
Kur flini, trupi juaj shfrytëzon (dhe kështu humb) rezervat e ujit. Rehidratojeni veten me disa gota të ujit të ftohtë – jo vetëm që të startoni organizmin, por ndihmon edhe që të stimulohet sistemi nervor dhe trakti tretës. Pini prej një deri dy gota ujë dhe trupi juaj do të jetë më i përgatitur që të përballet me stresin i cili ju pret.
Jini të përpiktë me orarin e zgjimit
Shkoni në shtrat dhe zgjohuni në kohën e njëjtë, çdo ditë. Trupi juaj e do rutinën. Duke iu nënshtruar orarit të rregullt të gjumit do t’ia lehtësoni trupit tuaj që të zgjohet në mëngjes, dhe ju do të ndiheni më të pushuar gjatë ditës.
Relaksohuni
Fikni kompjuterin ose TV-në një orë para se të shkoni në shtrat. Drita e fortë ndikon si pengesë në trurin tuaj, dhe për këtë arsye më vështirë “e fikni” gjatë natës, transmeton Koha.net. Mjafton që të fikni elektronikën një orë para se të shkoni në shtrat dhe do të bëni gjumë shumë më kualitativ.
Bëni dush
Pikat freskuese të ujit do të vënë në lëvizje sistemin nervor në trupin tuaj dhe do t’ju ndihmojnë të ndiheni më të gjallë.
Gjithsesi hani mëngjes
Pas agjërimit të natës, trupi juaj ka nevojë për energji për t’u vënë në lëvizje. Një kafjall i shëndetshëm çdo mëngjes (edhe atëherë kur bëhet fjalë vetëm për një jogurt me pemë, tost ose një copë bukë me djathë) do të ndihmojë që të ndiheni më mirë dhe më lehtë “t’i punoni” të gjithë gjërat që keni gjatë pjesës tjetër të ditës.
Mësoni të merrni frymë thellë
Sapo të zgjoheni, faljani vetes një moment – merrni frymë thellë nga stomaku dhe qetësojeni trupin dhe mendjen. Kjo do t’ju ndihmojë që më lehtë t’i përballoni të gjitha obligimet e punës që janë para jush.