Diagnostikimi dhe trajtimi i anoreksisë tek fëmijët

0
540
Oreksi i mirë është konsideruar si një shenjë pozitive e shëndetit të fëmijëve. Të gjithë prindërit duan që fëmijët e tyre të hanë më shumë, që të rriten më shpejt dhe që të zgjaten. Por, shpesh realiteti shkon kundër vullnetit të prindërve, shumë fëmijë e kanë të vështirë të hanë shumë duke qenë gjithmonë të detyruar për të ngrënë. Përse fëmijët bëjnë naze në të ngrënë? A është kjo një simptomë e anoreksisë? Si të trajtohet anoreksia? 

Anoreksi do të quajmë çrregullim të të ngrënit. Nocioni “anoreksi” fjalë për fjalë do të thotë “pa oreks”.
 
Megjithatë kjo gjendje më së shumti mund të konsiderohet si dorëheqje totale nga ushqimi. Personi që vuan nga anoreksia në fakt shumicën e herëve ka oreks dhe madje edhe i shijon ushqimet, por megjithatë ushqimin e sheh si armikun e tij kryesor.
 
Kjo gjendje shihet më shumë në fazën e rritjes së fëmijëve. Simptomat kryesore janë, të vjella, humbja e oreksit, diarre, kapsllëk, dhimbje barku etj. Fëmijët me oreks të mirë, kënaqen kur kanë në tryezat e tyre ushqime të mira dhe mezi e presin vaktin e ngrënies. Kurse fëmijët me oreks të dobët, nuk duan të hanë duke e konsideruar ngrënien e ushqimeve si një barrë të rëndë, edhe nëse ushqimet e tyre do të jenë me ngjyra e me aromë të mirë, ata përsëri nuk do të shfaqin interes për të ngrenë. Kjo gjendje quhet anoreksi.
 
Nëse anoreksia zgjat për një kohë të gjatë, kjo do të ndikojë në mbarëvajtjen e rritjes së fëmijëve si në gjatësi ashtu edhe në peshë. Disa sëmundje kronike të tilla si ulcera, hepatiti kronik, tuberkulozi dhe kapsllëku vijnë si pasojë e një anoreksie afatgjatë. Faktorët psikologjikë të cilët ndikojnë në rritjen e mundësisë që një person të vuajë nga anoreksia përfshijnë vetëvlerësim të ulët, personat që janë perfeksionit, deformim i imazhit që kemi për trupin tonë. Megjithatë një nga shkaqet kryesore që mund të shtyjë një person drejt anoreksisë lidhet edhe me arsye gjenetike.
 
Personat që kanë në familjen e tyre apo të afërm që vuajnë nga anoreksia, janë më të predispozuar që të bëhen edhe vetë të tillë. Faktori më i rëndësishëm që e ndihmon dikë që vuan nga anoreksia apo nga çrregullime të tjera të të ngrënit është ndërgjegjësimi i tij për problemin që ka.
 
“Nga këndvështrimi i së kaluarës, anoreksia është quajtur vetëm si një simptomë. Por duke filluar nga vitet ’70 -’80, numri i fëmijëve anoreksikë ka ardhur gjithnjë e më shumë në rritje, për këtë shoqëria filloi ta studiojë këtë fenomen duke e konsideruar këtë si një sëmundje”. Megjithëse anoreksia tek fëmijët mund të jetë shkaktuar nga ndonjë sëmundje, shumica e fëmijëve anoreksikë janë kështu si pasojë e kequshqyerjes, si dhe të faktorëve psikologjikë të prindërve dhe të fëmijëve.
 
Sidomos anoreksia e shkaktuar nga ndryshimet emocionale tek fëmijët si dhe nga qëndrimet e papërshtatshme të prindërve kanë shkaktuar anoreksi nervore.
 
Gjithashtu, ushqimet me nivel të lartë proteinik, e të sheqerit u shkaktojnë fëmijëve humbje oreksi. Edhe ngrënia sipas qejfit e ëmbëlsirave, karameleve, kikirikave, farave të ndryshme si dhe mospërcaktimi i një kohe të rregullt i vakteve të ngrënies, si dhe temperatura e lartë e lagështira e madhe gjatë verës etj, të gjitha këto janë faktorë që ndikojnë në humbjen e oreksit.
 
Edhe karakteristikat fizike luajnë rol në anoreksi
 
” Fëmijët e kanë shpretkën dhe stomakun të dobët. Këto dy organe janë burim i qarkullimit të gjakut”
 
Prindërit shqetësohen shumë nga problemet që kanë të bëjnë me mënyrën e të ushqyerit të fëmijëve të tyre, nëse fëmijët nuk kanë oreks për të ngrënë, prindërit do të shqetësohen menjëherë se mos ndoshta janë prekur nga ndonjë sëmundje.
 
Zakonisht diagnoza mjekësore e anoreksisë ka një standard. Për shembull: kohëzgjatja e anoreksisë është në përgjithësi mbi gjashtë muaj.
 
Nëse fëmijët hanë vetëm një lloj ushqimi ose nuk hanë fare, kanë arsye të ndryshme. Ndoshta shija e ngjyrat e ushqimeve nuk janë tërheqëse për fëmijët, ose kur fëmijët hanë ndonjë ushqim të ri, në fillim hanin pak dhe prindërit menduan se fëmijëve nuk u pëlqejnë këto ushqime dhe nuk ua blenë më. Me kalimin e kohës, u pa se te këta fëmijë, interesi për të ngrënë kishte rënë për të gjitha llojet e ushqimeve. Prandaj, kuptimi i drejtë dhe edukimi i fëmijëve nga ana e prindërve janë shumë thelbësore për jetën.
 
 
“Shumë zakone të fëmijëve lidhur me përdorimin e ushqimeve kanë lidhje me prindërit e tyre. Prindërit duhet t’u mësojnë fëmijëve të tyre të hanë ushqime të ndryshme, si supë me perime të ndryshme, drithëra etj.
 
Vetëm në këtë mënyrë, fëmijët do të kenë mundësi të jenë të shëndetshëm”.
 
Krahas rritjes, edhe oreksi i fëmijës do të rritet. Por nganjëherë, fëmijët do të jenë për një kohë të shkurtër pa oreks: në kohën e sëmundjes, kur stomaku ftohet ose pas ngrënies së ushqimeve shumë të ftohta. Gjithashtu pas aktiviteteve sportive, fëmijët e humbasin oreksin dhe nuk duan të hanë, në këtë rast prindërit duhet të gjejnë disa metoda motivuese, duke lavdëruar dhe detyruar.
 
Duke përfunduar, doktori Li sugjeroi prindërve të japin shembuj të mirë fëmijëve. Kur fëmijët nuk duan ndonjë ushqim të rriturit duhet të janë më të mencur për të krijuar atmosphere të mirë, në mënyrë që fëmijët të hanë me kënaqësi.