1. Frika nga ndëshkimi i Zotit të Madhëruar, qoftë ai ndëshkim në jetën e kësaj bote apo edhe në botën tjetër.
2. Shpresa e shpërblimit të Tij, si në jetën e kësaj bote ashtu edhe në jetën tjetër.
3. Frika nga dhënia llogari para Tij në Ditën e Gjykimit.
4. Të turpëruarit nga shikimi i Zotit të Madhëruar, i Cili mbikëqyr gjithçka.
5. Të turpëruarit prej engjëjve.
6. Falënderimi i mirësive të Allahut ndaj nesh duke iu bindur dhe duke e adhuruar ashtu siç e meriton.
7. Dituria, pasi Allahu i Madhëruar thotë:
“Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët” Fatir, 28.
8. Ndjenja e madhështisë së Allahut, i Cili është Zoti i gjithësisë, e s’ka dyshim se Ai është më i Madhërishmi në mënyrë absolute.
9. Vërtetimi i dashurisë së sinqertë për Allahun, i Cili thotë:
“Thuaj: ‘Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë’.” Al Imran, 31.
Sa fjalë të bukur ka thënë poeti:
Nuk i bindesh Zotit dhe pretendon dashurinë e Tij?!
Jo, për Zotin! Kjo s’mund të jetë, nuk shkon!!
Sikur dashuria jote të ishte e vërtetë, do t’i bindeshe
I dashuruari i bindet atij që dashuron.