A mësohet mirësia?

Po! Sikur mësimi i matematikës, mirësia paraqet një përvojë që mund të kultivohet. Hulumtimet tregojnë që përmes trajnimit dhe praktikës ajo mund të mësohet.

Mirësia mund të mësohet

Është e lehtë të mendosh mbi mirësinë si një talent të lindur, diçka që ju e posedoni apo jo. Megjithatë, nuk është ashtu. Mirësia paraqet një aftësi – dhe si çdo aftësi tjetër, ajo mund të zhvillohet me praktikë dhe përsëritje.

Kjo është ajo që parashikon programi arsimor RAK (Random Acts of Kindness foundation): teknika të dëshmuara për ndihmesën e prindërve dhe mësuesve gjatë zhvillimit të aftësisë së mirësisë përmes kuptimit të saj, me qëllim të shtimit të kompetencave emocionale dhe shoqërore.

Në esencë, programi i mirësisë bazohet mbi një parim themelor: dashamirësia nuk nënkupton vetëm të qenët bamirës ndaj dikujt – por paraqet të qenët i mirë për veten tënde, kuptimin se si ndjeshmëria, dhembshuria, respekti, mirënjohja dhe integriteti mund përmirësojnë çdo lloj ndërveprimi në jetë.

Këto aftësi nuk mund të zhvillohen përnjëherësh. Nëse pyesni zonjën Platt, e cila tashmë pesë vite mbanë leksione të programit tonë “Mirësia në klasë”, do t’ju thotë se paralelisht me rritjen e nivelit të angazhimit, vërehen lulëzimi i miqësive në kushte të pabesueshme, paraqiten lumturia dhe buzëqeshja shumë me shpesh, e me këtë puna e saj ndjeshëm lehtësohet.

Kjo pjesa e fundit është vetëm një bonus i bukur, natyrisht.
Pra, ne kemi dëshmi se mirësia mund të mësohet … por pse është ashtu?

Heroi ynë, dr. Robert Roeser ka përgjigje të shkëlqyer rreth kësa.
Ai konsideron se dashamirësia ekziston brenda nesh nga lindja, por ne duhet ta kultivojmë që ajo të lulëzoj. Ndërsa kundër-intuitive siç duket është ky kultivim zakonisht paraqitet në kohën kur jemi në stres apo në konflikt – meqë kohët e vështira na japin një shans ti zhvillojmë aftësitë të cilët janë të nevojshme për ti përpunuar dhe rregulluar emocionet tona.

Një nga aftësitë më të rëndësishme është zhvillimi i aftësisë që në mënyrë të ndërgjegjshme ti njohim emocionet me të cilat ballafaqohemi, e këto janë të njëjtat aftësi që ndërtojnë dashamirësinë dhe na ndihmojnë t’i kujtojmë qëllimet tona pozitive ashtu që të mund të jemi akoma më produktiv sa i takon çështjes së dashamirësisë.

Megjithatë, nuk është e domosdoshme të pritni paraqitjen e problemeve që të fillojmë zhvillimin e aftësisë së dashamirësisë. Ato mund të zhvillohen me praktikum ashtu që do ta bëjmë shprehi sikur çiklizmin. A nuk është ky një zbulim fantastik?
Dashamirësia, jo vetëm që mund të mësohet – por atë jo domosdoshmërish duhet mësuar në mënyrën më të rëndë!

Përktheu: Lutfi Muharemi

(Islampress)

Artikulli paraprakPiktura murale e financuar nga OKB-ja shfaq krizën për ujë në Gaza
Artikulli vijuesLëkura e mollës, një “ilaç” për muskujt