92 përqind e botës jeton në ajër të ndotur

92% e popullsisë në botë jetojnë në zona në të cilat ndotja e ajrit kalon limitet, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në një studim tregohen zonat të cilat janë më të prekura dhe ato që janë më pak, transmeton Klan Kosova.

Një hartë nxjerr në pah përmasat e këtij problemi. Në të janë paraqitur zona me ngjyrë të verdhë, portokalli, të kuqe dhe vjollce, që tregon përmasat e këtij problemi.

Pjesë të Afrikës, Evropës Lindore, Indisë, Kinës dhe Lindjes së Mesme janë regjionet më të rrezikuara. Edhe OBSH thotë se 94% e vdekje vijnë nga ndotja e ajrit e ato kryesisht janë vende me të ardhura të vogla dhe mesatare.

E vendet si ShBA, Kanada, Australia, Zelanda e Re dhe vendet skandinave janë më të sigurta. Por që harta tregon se edhe vendet evropiane thithin ajër të papastër.

Artikulli paraprakBilanci i Rrugës së Kombit
Artikulli vijuesThyhet rekordi i shpejtësisë