Të irrituar në kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, se me vendimin e tij për rritjen e pensioneve nuk i ka përfshirë edhe pensionistët e TMK-së, rreth 150 pensionistë të rajonit të Drenicës i kanë dërguar letër kryeministrit Thaçi, me anë të së cilës i kanë kërkuar atij që ta korrigjojë vendimin e tij.
Duke e vlerësuar vendimin e Thaçit si një “tërmet” që i ka goditur ata, pensionistët e TMK-së kanë pyetur kryeministrin Thaçi se cilës kategori të pensionistëve u takojnë ata, nëse jo atyre kontributdhënës, transmeton “Zëri”.
“Ne pensionistët e ZO të Drenicës jemi shokuar me lajmin se pensionet tona nuk do të rriten. Z. Kryeministër, ju keni premtuar se pensionet do të rriten për të gjitha kategoritë. Por, tani meqë ne nuk jemi përfshirë në rritje të pensioneve, duam t’ju pyesim dhe të dimë se cilës kategori të pensionistëve i takojmë ne. Ju e dini, se me nxjerrjen e Ligjit për TMK-në, paga e komandantëve ishte 600 euro, ndërsa e ushtarëve të thjeshtë 191 euro. Sot jetojmë me vetëm 136 euro në muaj. Si t’i mbajmë ne nga 10 anëtarë të familjeve me kaq pension?”, thuhet në letër për të shtuar:
“Ju thatë se pensionet do t’iu rriten pensionistëve kontributdhënës, por edhe ne pensionistët e TMK-së ishim kontributdhënës. Sa ishim në marrëdhënie pune paguanim kontributet për çdo muaj. Paratë tona i shfrytëzon Trusti Pensional i Kosovës, ku ne nuk kemi të drejtë t’i marrim paratë tona. Ju z. kryeministër keni premtuar se me ngritjen e pagave për pjesëtarët e FSK-së do të rriten edhe pensionet e TMK-së, por kjo nuk ndodhi kurrë. Përsërisim se ju vetë keni thënë se pensionet u ngriten atyre pensionistëve që janë kontributdhënës, e si duket keni harruar që pikërisht ne jemi pensionistë kontributdhënës, andaj do të dëshironim dhe njëkohësisht u kërkojmë juve që ta korrigjoni vendimin tuaj për ngritje të pensioneve, në mënyrë që edhe pensionistëve të TMK-së, të gjithëve pa dallim, t’ua rrisni pensionet, sepse ata bëjnë pjesë në kategorinë e pensionistëve kontributdhënës”, thuhet në mes tjerash në letër./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
25 vjet burg për sulmuesit shqiptarë të klubeve të natës
Personi i shpallur si kreu i grupit, ka marrë 12.5 vjet burg, i dyti 7…
By
2 Min Read
Isufi: AAK nuk do të jetë pjesë e ndonjë ekipi për veriun
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk pranon të jetë pjesë e ndonjë ekipi për të…
By
1 Min Read
Abazi: Gjykata Speciale ka ardhur si rezultat i kapjes se shtetit
Haki Abazi nga Rockefeller Brothers Fond thotë përmes një statusi në rrjetin social facebook se Gjykata…
By
1 Min Read
SHBA qorton Berishën, nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin rishikimin e kufijve kombëtar në Ballkan. Çdo…
By
2 Min Read
Bllaca “sulmon” gazetaren Luljeta Humolli
I vetëshpalluri agjent i SHIK-ut, Nazim Bllaca, përveç që e ka akuzuar shefin e tij,…
By
1 Min Read
Sivjet në Kosovë janë kthyer 340 serbë
Ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq ka deklaruar se në…
By
1 Min Read
