Universiteti Sheffield ofron 55 bursa për studentët nga Kosova

Universiteti i Sheffield, një universitet britanik i cilin ndodhet në Angli, renditet brenda “Top 100 universiteteve botërore” dhe në mesin e “Top 10 universitetet në Britani për kerkime akademike”.

Universiteti Sheffield ka 6 fakultete akademike. Pesë fakultete janë në Britani të Madhe dhe një fakultet, që është Fakulteti Ndërkombëtar – Kolegji City, është jasht shtetit. Fakulteti Ndërkombëtar, është dhe një pjesë integrale e Universitetit Sheffield. Kampusi kryesor gjendet në Selanik të Greqisë, i cili ofron arsim me cilësi të lartë në gjithë rajonin e Evropës Jug-Lindore dhe Lindore. Të gjitha programet, literatura dhe diplomat jepën drejtpërsëdrejti nga Universiteti Sheffield. Fakulteti Ndërkombëtar është i akredituar dhe i njohur nga organet e ndryshme profesionale të tilla si BAC, Amba, AACSB, BCS, CMI në Mbretërinë e Bashkuar dhe NARIC.

Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit Sheffield ofron 55 bursa për studentët nga Kosova, në Programet Bachelor, Master dhe Doktoratë së bashku me Ministrinë e Arsimit në Kosovë. Të gjithë studentët që kanë qëllim të marin një edukim të cilësisë së lartë angleze, janë të hapur të aplikojnë për bursa. Aplikimi për bursa në programet Bachelor dhe Master është i hapur deri më datën 20 maj 2013 ndërsa për programet e Doktoratës deri më 17 qershor 2013. Për detaje lidhur me aplikim të bursave vizitoni www.city.academic.gr apo kontaktoni Zyrën e Universitetit Sheffield në Kosovë M: +386 (0) 49 422-424./koha/kohaislame

Artikulli paraprakSkandal seksual në Britani, arrestime
Artikulli vijuesGoogle Now tashmë i disponueshëm edhe për iPhone dhe iPad