HTC numëron sekondat deri në lançimin e smartfoneve më të ri M7

HTC ka vendosur një kronometër që numëron mbrapsht deri në lançimin e smartfonit HTC ONE.

Lançimi i këtij smartfoni të njohur formalisht si M7 do të bëhet në 19 shkurt. Në çdo moment kur shifra e fundit e kronometrit shënon 1, shfaqet shkurtimisht në ekran pajisja e re.

Ajo çka është e veçantë për këtë telefon është kamera e rrallë që supozohet të prezantojë teknologjinë e re Ultrapixel. Gjithashtu të bien në sy skajet e bukura të lakuara të këtij smartfoni, logoja HTC si dhe një shirit i bardhë që e rrethon nga cepi në cep.

Përsa i përket specifikimeve të HTC ONE thuhet se janë këto: ekran (1920×1080) 4.7 inç Full HD, kamera 13 MP dhe një proçesor quad-core 1.7 GHz.

Është sugjeruar që së bashku me HTC ONE të lançohen dhe dy smartfonat e tjerë të quajtur M4 dhe G2. Ata do të kenë përkatësisht monitorët 4.3 inç dhe 3.5 inç. M4 supozohet të ketë sistemin Android 4.1 Jelly Bean ndërsa G2 do të suportojë një version pak më të vjetër 4.0 Ice Cream Sandwich. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakReçeta natyrale anti-celulit
Artikulli vijuesPapunësia, pasojë e nepotizmit në Kosovë