Samsung Galaxy Note II

0
283

Samsung shpalosi telefonin inteligjent Galaxy Note II në Berlin disa javë më parë, me ekran pak më të madh dhe me disa aftësi të reja për stilolapsin e tij të famshëm Stylus S Pen.

Galaxy Note II është versioni i dytë i Galaxy Note, i cili doli në treg në shkurt. Ekrani është zmadhuar nga 5,3 në 5,55 inç, duke e bërë telefonin vetë pak më të hollë dhe më të ngushtë në përgjithësi. Kjo është për shkak se raporti i aspektit është disi ndryshe: tani është 16:09 (origjinali ishte 16:10). Versioni global ka një procesor 1.6GHz quad-core, një bateri 3100 miliamper-orë dhe memorie prej 16,32 dhe 64GB. Ekrani Super AMOLED Plus ka rezolucion 1280 x 720.
Por ndryshimi më i rëndësishëm është stilolapsi. Samsung-u ka modifikuar stilolapsin (S Pen) dhe ka përmirësuar softuerin për Galaxy Note II për të punuar më mirë me të. Stilolapsi i ri është më i trashë dhe ka një formë drejtkëndëshe për ta ndaluar të rrokulliset nga tavolina. /krokodil/kohaislame