Dismenorea, si të evitoni dhimbjet mujore

Në cikël mujor femëror mund të përfshijë disa ditë me dhimbje e krampe, të njohura ndryshe, si ‘dysmenorrhea’.

Si mund të qetësoheni nga to?

Shumë ekspert mendojnë që simptomat e dismenoresë janë shkak i shprehive kequshqyese dhe problemeve emocionale të përballueshme.

Pjesa më e madhe e grave në moshën fertile, me ardhjen e menstruacioneve ankohen se kanë një “përzierje” ndjesish të vështira për t’u përkufizuar. Këto shfaqen disa ditë deri 2 javë, përpara ciklit menstrual dhe përmirësohen apo zhduken plotësisht me nisjen e ciklit.

Dismenorea është shprehje që paraqet dhimbjet shtrënguese gjatë kohës së ciklit menstrual. Kryesisht fjala është për dhimbjet në pjesën e poshtme të barkut dhe në kryqëza, duke filluar nga dhimbjet e lehta deri te dhembjet me intensitet më të madh, të cilave shpesh i bashkëngjitet dhimbja e kokës, vjellja dhe barkqitja.

Dallohet dismenorea primare te e cila lajmërohet menstruacioni i parë dhe kryesisht ka karakter funksional nga dismenorea sekondare e cila lajmërohet më vonë gjatë jetës dhe kryesisht është pasojë e ndonjë sëmundje tjetër në legen (pelvis), së shpeshti endometrioza. Shumë ekspert mendojnë që simptomat e dismenoresë janë shkak i shprehive kequshqyese dhe problemeve emocionale të përballueshme. Vlerësohet se afër 60% e grave vuajnë nga dhembjet mujore.

Pse paraqitet?

Në numrin më të madh të rasteve, kontraksionet e paraqitura janë të natyrës funksionale. Kjo nënkupton disa procese natyrore të cilat paralajmërohen kah fundi i ciklit menstrual në mitër, intensiteti i të cilit e tejkalohet rëndom.

Për shkak të lodhjes së funksionit të trupit të verdhë dhe rënies fiziologjike të nivelit të hormoneve të trupit të verdhë kah fundi i ciklit menstrual, vjen deri te tkurrja e enëve të gjakut dhe iskemisë së mukozës së mitrës.

Kjo është e përcjellë me lirimin e panumërt të sasisë së prostaglandineve të tipit alfa, bartësit kimik të porosive, të cilat shkaktojnë kontraksione të forta. Me fjalë te tjera kontrakcionet e mitrës paraqiten përmes vendeve ‘bashkëngjitëse’ në sipërfaqen e hollë të fijeve nervore vegjetative të cilat e mbështjellin dhe janë stimuluese në aspektin psikologjik dhe hormonal.

Shkaktari tjetër i dhembjeve nënkupton sëmundjet organike, si shkaktar të paraqitjes së dhembjeve mujore. Shkaktarët më të shpeshtë organik janë endometrioza, polipi i mitrës, mioma, malformacionet e saja, disa rritje tumorale në pelvisin e vogël.

Ankesat

Simptoma fizike: dhimbje gjoksi, ndjesi fryrjeje, ënjtje të fytyrës, barkut dhe gishtërinjve, shtim në peshë, dhimbje koke, migrenë, ndryshime në oreks, akne dhe probleme të tjera me lëkurën, kapsllëk ose diarre, rigiditet muskulor ose të kockave, dhimbje të përgjithshme, sidomos në shpinë, dhimbje barku.

Simptoma psikologjike: luhatje të humorit dhe depresion, dëshirë për të qarë, lodhje, përgjumje, tension, rritim, vështirësi në përqendrim, ndryshime në dëshirat seksuale, shqetësime me gjumin, agresivitet, humbje e vetëkontrollit.

Trajtimi

Te rastet me shkaktar funksional munden të përdoren bllokatorët selektiv të biosintezës së prostaglandinës F2alfa në doza të vogla – acidi acetilsalicilik, si dhe barnat josteroide kundër inflamacionit ketoprofen (ketonal, knovan), diklofenak (naklofen, voltaren), ibuprofen (brufen, neofen) duke filluar disa ditë para menstruacioneve të pritura. Veprim të mirë kanë kontaceptivët oralë.

Metoda më e re e shërimit të dismenoresë është aplikimi i flasterit të nitroglicerinës. Veprim i padëshirueshëm janë kokëdhembja që mund të shmanget me ibuprofen.

Tek shkaktari organik i dismenoresë sekondare mjekimi varet nga analizat. Në raste të shumta, ndërmjetësuese është terapia kirurgjikale, psh largimi i polipit, miomi, vatra endometrioze.

Dhimbjet që përmirësohen me anë të ushqimit

Ndryshimi i mënyrës së ushqimit përmirëson shkëlqyeshëm dhembjet premenstruale. Këshillohet ushqimi që e balancon metabolizmin e eikosanoideve, kombinuar me marrjen e sasive të konsiderueshme të vitaminës B6 (100mg në ditë), magnezium 3 herë në ditë nga 100mg dhe vitamin E njëherë në ditë, 50mg. Ndryshimi i mënyrës së ushqimit zvogëlon prodhimin e tepërt të prostaglandinës dhe vihet baraspesha.

Dieta: fruta, fibra dhe pak kripë

* zvogëlimi i marrjes së karbohidrateve të rafinuara (keksë, ëmbëlsirave, sheqerit të bardhë, buka dhe produktet tjera të pjekura nga mielli i bardhë

* kufizimi ose plotësisht ndërprerja e konsumimit të mishit të kuq, vezëve

* largimi nga burimi i acideve transyndyrore, vajit bimor të hidrogjenizuar, siç janë margarina dhe yndyra bimore

* plotësimi i nevojave me Omega 3

* peshqit e thellësira të detit (losos, tuna, skusha) janë përplot omega 3 acide yndyrore dhe duhet sa më tepër të jenë në tavolinën e ushqimit

* ushqimi i gjelbër i përgatitur në avull zvogëlon dhembjet dhe inflamacionet

* duhen ikur prej mëlmesave, ushqimit të fërguar yndyror, sheqerit, kripës, alkoolit

Këshillohet hedhja jashtë përdorimit e ushqimeve që provokojnë alergji, për shkak të rritjes së prostaglandineve. Shumë gra janë alergjike edhe në maja të bukës, sepse pjekjet e ndryshme të produkteve të bukës, por edhe lëngjet industriale rrisin prodhimin e prostaglandineve.

Dobiprurëse është ndërprerja e konsumimit të produkteve të qumështit, akulloreve, djathit të freskët dhe jogurti. Shkaktari i vërtetë i veprimit të dëmshëm të produkteve të qumështit nuk është i njohur.

Mendohet se dhënia e hormoneve për rritjen e lopëve, si dhe antibiotikët e pesticidet në ushqimin e lopëve interferojnë me metabolizmin e hormoneve seksuale në zorrë.

Në shëmbëlltyrën e këtij supozimi shkojnë edhe vrojtimet se qumështi organik nuk vepron dëmshëm në indin e mitrës dhe në gjoks.

Gjatë ditëve që i paraprijnë menstruacioneve janë të shpeshta “episodet” e shtimit të oreksit, të karakterizuara shpesh nga dëshira për ëmbëlsira: çokollatë, tortë, etj. Kjo mendohet se lidhet me uljen e sheqerit në gjak dhe ndryshimet e nivelit të serotoninës. Faktorë që ndikohen nga mënyra e ushqyerjes.

Prandaj është e rekomandueshme të ndiqet dieta e përshtatshme. Ushqimet më të rekomandueshme janë ato që përmbajnë karbohidrate komplekse: cereali dhe drithërat si: makaronat, orizi, buka e crackers, apo dhe perimet: si fasulet, bathët, etj.

Është e rëndësishme dhe marrja e sasive të duhura të kripërave minerale, si kalciumi dhe magnezi. Kalciumi ndihmon në parandalimin e kontraktimit muskular dhe krampeve. Ndërsa magnezi ndihmon në lehtësimin e krampeve të uterusit. Ky i fundit mund të gjendet në: bananet, perimet me gjethe jeshile: spinaq, sallatë, kungull.

Duhet të evitohet kripa, sepse favorizon akumulimin hidrik dhe pijet me bazë kafeine si: kafe, çaj, dhe koka-kola.

Mjaft të mira janë frutat, sidomos molla dhe dardhët, sepse favorizojnë kalimin intestinal dhe ndihmojnë në uljen e problemeve me kapsllëkun apo fryrjen abdominale, karakteristikë për këto ditë.

Metodat tjera alternative

Shumë femrave u ndihmojnë edhe disa metoda tjera, si masazhi, joga, homeopatia, akupunktura dhe përdorimi i bimët shëruese.

Përfundimisht, zvogëlimi i stresit zvogëlon nivelin e adrenalinë dhe sasinë e prostaglandeve F2alfa.

Dr. Haki Kamberi
Spitali per gjinekologji dhe obstetrikë
Preshevë

Artikulli paraprakFakte për sklerozën multiple
Artikulli vijuesRezonanca Magnetike