Ka disa lloje të fiqve, kurse lloji më i mirë është fiku i bardhë, i cili duhet të piqet dhe të qërohet para se të hahet. Fiku (arab. Tin; lat. Ficus carica) është një frutë e këndshme, e cila në vete përmban ngrohtësi dhe është shumë ushqyes. Pema e fikut është nga familja e trumzës. Gadishulli Arabik, veçanërisht pjesa jugore e tij, është i pasur me fiq, për shkak të tokës pjellore. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme.
Studimet e bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitamina. Është bërë e qartë se fiku është një frut kalorik që ekuilibron e shmang aciditetin e trupit të njeriut.Përmban shumë karbohidrate, mbi 73%, albumina 2% dhe 3,1% yndyra. Është i pasur me burime natyrale të vitaminave A, B, C dhe përmban një përqindje të pasur e të lartë të lëndëve ushqyese, sidomos elementet hekur, kalcium, bakër, fosfor, klor dhe magnez. Në 100 gr. fiq gjenden 270 kalori.
Përqindja e sheqerit tek fiku zë 19% të peshës së tij, dhe për këtë çdo 100 gr. fiq i jep fuqi e nxehtësi trupit rreth 70 sa’ren. Është i dobishëm për gratë shtatzëna gjidhënëse, ndërsa në aspektin kurativ fiku është i dobishëm, mbrojtës e shërues i sëmundjeve të aparatit tretës, kapsllëkut, sëmundjet e gojës e mishit të dhëmbëve.
Është vërtetuar shkencërisht se infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë ndihmon diuretikët e pastrimin e gjakut. Po të konsumohet esëll konsiderohet si një medikament i mrekullueshëm për rastet e kapsllëkut të përkohshëm, sepse përmban lëndë pastruese.
*Përdorimi i brendshëm
Në rastet e kapsllëkut të përkohshëm veçanërisht tek të moshuarit, përdoret infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë 3 kokrra në një gotë uji të ftohtë në mëngjes esëll e një tjetër para se të shkohet për të fjetur.
*Përdorimi i jashtëm
Për inflamacione të laringjitit, rrugët e frymëmarrjes përdoret infuzioni(lengu) i fikut si gargarë 3 herë në ditë. Për djegiet e lehta vendosen copa fiku pasi të jenë prerë në rripa tek vendet e dëmtuara e lidhen me një fasho të pastër, e cila ndërrohet mëngjesin e ditës në vijim.
Për ulcerat e plagët e këqija vendoset fik i thatë i zier mbi plagë duke e lidhur me fasho me kusht që të ndërrohet 3 herë në ditë. Kjo kurë vazhdon për 4-6 ditë derisa të shmanget pisllëku plotësisht.
Ngrënia e fiqve shëron zërin e ngjizur, u bën mirë mushkërive dhe fytit, ripërtërin mëlçinë dhe shpretkën, pastron këlbazën si sekrecion të trupit në lukth. Fiqtë janë të mirë për nerva, e hapin traktin tretës dhe më së miri është kur hahen me arra dhe bajame. Lehtë kalon nëpër zorrë, prandaj përdoret si laksativ, diuretik, hap bllokimet dhe shuan etjen që shkaktohet nga mukusi (jarga) i njelmët. Gjithashtu shëron problemet me kollë kronike. Ngrënia e fiqve të freskët e pengon zhvillimin e urinës toksine, ndihmon në nxjerrjen jashtë të shtresimeve (sedimenteve) të urinës dhe zbërthen sedimentet me rërë që mund të bëhen gur të veshkave. Megjithatë, ngrënia e tepërt e fiqve nxit krijimin e morrave. Nga ana tjetër është i pasur me sheqerna, që prodhojnë energji të madhe në trup. Për atë shkak këshillohet të mos përdoret prej atyre që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë ftohtë ngase i jep organizmit forcë dhe nxehtësi. Fiku parandalon rënien e flokëve, mënjanon erën e rëndë të gojës. Qumështi i fikut ka gjetur përdorime praktike për heqjen e kallove.
*Gjethet e njoma të fikut kanë veti terapeutike shumë të mira kundër sëmundjes së astmës. Merren 1-2 gjethe të freskëta dhe zihen në 200 ml. ujë, gjersa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Lëngu i fituar pihet në mbrëmje para gjumit ose në mëngjes në lukth të zbrazët./Zhurnal
You Might also Like
OECD: Njerëzit në vendet e pasura përdorin gjithmonë e më shumë medikamente antidepresive
Gjithnjë e më shumë njerëz përdorin medikamente antidepresive, vetëm në dhjetë vitet e fundit numri…
By
5 Min Read
Domatet Luftojnë Shumë Sëmundje Dhe Janë Më Të Fuqishme Të Gatuara
Të ngrënit e shumtë të domateve dhe të produkteve të tyre është e lidhur me…
By
4 Min Read
Dhjetë efektet e çuditshme anësore të ilaçeve
Sipas lajmit të dhënë në adresën 'howStuffWorks', pa parë llojin e ilaçit, efektet anësore më…
By
7 Min Read
Mangësitë ushqimore që shkaktojnë depresion
Depresioni përbën sot sëmundjen më të përhapur në botë dhe që për fat të keq…
By
4 Min Read
Raporti: Miliona njerëz mund të vdesin nëse nuk veprohet menjëherë
Parashihet se dhjetë milionë njerëz mund të vdesin çdo vit nga infektimet rezistuese deri në…
By
1 Min Read
Për shëndetin e trurit
Kush dëshiron të bëhet më i mençur?! Shumë studime të kohëve të fundit tregojnë rëndësinë…
By
5 Min Read
