Antioksiduesit, të cilët mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, janë shumë të rëndësishëm për shëndetin tuaj. Radikale të lira konsiderohen ajri i ndotur, tymi i duhanit, rrezet e diellit, lëndët kimike, disa ilaçe, produktet e prishura dhe disa përbërës që gjenden tek ushqimet. Këto hyjnë në trupin tonë edhe kur marrim frymë apo hamë bukë dhe dëmtojnë shëndetin.
Duke dëmtuar qelizat, radikalet e lira ndikojnë shumë në shfaqjen e sëmundjeve serioze si kanceri dhe ato të zemrës. Studimet kanë treguar se ushqyerja e pasur me antioksidues ul rrezikun e sëmundjeve kanceroze, kardiovaskulare, Parkinsonit dhe Alzheimerit, transmeton “temina”. Bazuar në një lajm të “Mayo Clinic”, produktet e pasura me antioksidues përmbajnë fibra, yndyrë të pangopur, nivel të ulët kolesteroli dhe në të njëjtën kohë janë burim i mirë vitaminash dhe mineralesh. Cilët janë produktet që përmbajnë sasi të larta antioksiduese? – Frutat e kuqe: Përmbajnë shumë antioksidues.
Luleshtrydhja, manaferra, boronicat, mjedra, thana dhe të gjitha llojet e luleshtrydheve zënë vend në mesin e frutave me sasitë më të larta antioksidues. – Dardha, molla ose kumbulla: Nëse konsumohen me lëkurë dardha, kumbulla dhe shumë lloje mollësh përmbajnë antioksidues. Krahas këtyre edhe vishnja dhe portokalli janë një burim i mirë antioksiduesish. – Mos harroni perimet: Lakra, sallata e gjelbër etj., zënë vendin e parë në listën e perimeve të pasura me antioksidues. Alternativa të tjera janë brokoli dhe lulelakra. – Patatja: edhe mollët apo patatet e skuqura në furrë janë burim i mirë antioksiduesish. – Produktet me lëvozhgë: Në mes tyre mund të përmendim arra, lajthia, bajamja. Krahas tyre edhe bishtajorët si fasulja dhe thjerrëzat përmbajnë sasi të larta antioksiduesish. Ju mund të përforconi shëndetin tuaj duke konsumuar dhe lëng shege e pasur me antioksidues. Bashkë me të mund të konsumoni edhe një copë çokollatë për të mbështetur antioksiduesit.
You Might also Like
Përse duhet të dhurojmë gjak?
Çfarë është dhe ç’rëndësi ka?Dhurimi i gjakut është një gjest vullnetar, periodik, anonim dhe bëhet…
By
Redaksia
6 Min Read
Ja 10 cajrat për shumë sëmundje në stinën e dimrit
10 ÇAJRAT QË MJEKOJNË SHUMË SËMUNDJE ! Çajrat nuk mund t’i shërojnë të gjitha sëmundjet,…
By
Redaksia
3 Min Read
FIKU DHE VETITË MJEKUESE !
Ka disa lloje të fiqve, kurse lloji më i mirë është fiku i bardhë, i…
By
Redaksia
5 Min Read
SI TA NDALIM LEMZËN
SI TA NDALIM LEMZËN Edhe pse nuk ka një mënyrë të sigurt për të ndaluar…
By
Redaksia
1 Min Read
Pse shqelmon foshnja në bark?
Kur i pyesni shtatzënat përse bebet qëllojnë barkun, ato do t’ju përgjigjen që bebet vetëm…
By
Redaksia
1 Min Read
Në QKUK, pacientit i hiqet tumori 18 centimetra, ja sa orë zgjati operacioni
Është dashur më shumë se 6 orë e 30 minuta operacion që pacientit I.SH, i…
By
Redaksia
1 Min Read
