Mjeku Driton Jilta do të pranojë fajësinë për kontributin e dhënë gjatë operacioneve për transplantimin e veshkave në klinikën “Medicus”.
Këtë do ta bëjë sot para trupit gjykues. Ky pranim i fajit se ka kryer vepër penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore pritet t’i shpërblehet me dënim të vogël.
Jillta është njëri prej shtatë të akuzuarve në rastin “Medicus” në krye me urologun Lutfi Dervishi, shkruan Koha Ditore.
Ai ka marrë këtë vendim për pranim fajësie pasi prokurori kanadez Jonathan Ratel ka ndryshuar akuzën. Dy vjet më parë ishte akuzuar për trafikim me njerëz, krim të organizuar, ndërsa me aktakuzën e re të ndryshuar akuzohet për përdorim të detyrës zyrtare ose autorizimit dhe për veprën penale të ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore.
Jilta, i cili në vitin 2008 kishte punuar në OSBE si mjek, ishte akuzuar për krim të organizuar dhe trafikim me njerëz./IO/kohaislame.com
You Might also Like
Çitaku pret shumë shpejt Udhërrëfyesin
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka deklaruar se debati për Udhërrëfyesin për Kosovën ka…
By
1 Min Read
IPKO: Jemi nën presion
Kompania IPKO, përmes një komunikate për media, ka njoftuar opinionin se Grupi Koha (KTV, Koha…
By
4 Min Read
54 aksidente brenda ditës, policia apel ngasësve
Brenda njëzetekatër orëve të fundit në territorin e Kosovës janë regjistruar të kenë ndodhur gjithsej…
By
1 Min Read
Qytetarët të habitur nga neni që nuk ua vazhdon afatin e Patentë-Shoferëve
Ligji për Komunikacionin Rrugor i hyrë në fuqi në vitin 2008 që me nenin 276…
By
5 Min Read
Nga sot s’ka targa të vjetra
Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, të cilët për më shumë se dhjetë vjet i…
By
3 Min Read
Majko në Kosovë: T’i hapim kufijtë me 1 janar 2018
Pandeli Majko gëzon respekt të theksuar mes shqiptarëve të Kosovës dhe këtë respekt e ka…
By
1 Min Read
