Në Mali nis misioni i BE -së, EUTM që do të merret me trainimin e ushtarëve vendas. Ky mision drejtohet nga gjenerali francez François Lecointre.
Gjatë 15 muajve të misionit EUTM kontigjenti i BE-së i përbërë nga disa qindra ushtarakë duhet të specializojë rreth 3000 ushtarë në Mali, shifër kjo që përbën gati gjysmën e ushtrisë së këtij vendi. Rreth 200 instruktorë të BE-së nisin punën e tyre parapërgatitore këtë të martë (02.40.13) në qytetin Koulikoro, rreth 60 kilometra larg kryeqytetit Bamako. Krahas kurseve teknike për armët dhe zbatimin e manovrave ushtarake do të ketë edhe kurse për tema si: të drejtat ndërkombëtare, të drejtat e njeriut apo mbrojtja civile. Misioni i ndarë në katër batalione drejtohet nga Gjenerali francez François Lecointre dhe do të kushtojë rreth 12 milionë euro. “Ushtria duhet rindërtuar e tëra nga e para. Autoritetet vendase janë të vetëdijshme për këtë”, ka deklaruar gjenerali Lecointre. Franca është kontribuesi më i madh me 207 trupa, e ndjekur nga Gjermania me gjithësej 80 ushtarë, Spanja me 54, Britania e Madhe me 40, Republika Çeke me 34, Belgjika me 25, Polonia me 20.
Ndërkohë në Timbuktu, në Veri të Malit, ushtarët dhe muslimanët janë duke zhvilluar luftime, që nisën të shtunën (30.03.2013) me një atentat kamikaz në një pikë kontrolli. Ushtria kishte depërtuar nëpër lagje të tëra të qytetit për të ndjekur luftëtarët. Pëgjegjësin ndaj sulmit në qytetin bregdetar e mori përsipër organizata Al Kaida në Maghrebin islamik, krahu afrikanoverior i rrjetit botëror. Më 28 janar trupat franceze dhe ato të Malit i kishin përzënë islamistët nga Timbuktu, të cilët prej muajsh e mbanin veriun e Malit nën kontrollin e tyre. Ndërhyrja e drejtuar nga Franca që nisi në janar ka bërë që të rimerren nën kontroll qytetet kryesore të Malit, por megjithatë luftimet me grupet islamike vazhdojnë në veri të vendit.
You Might also Like
Mjetet e blinduara të ushtrisë turke hynë në Çobanbey të Sirisë
Disa mjete të blinduara të Forcave të Armatosura të Turqisë kanë hyrë sot në Çobanbey…
By
1 Min Read
Rusia kërkon që grupet e armatosura të mos ftohen në negociatat e Gjenevës
Rusia ka deklaruar se përfaqësuesit e grupit Ehrar Sham dhe Xhejshul Islam nuk duhet të…
By
1 Min Read
Kuvajti tërheq ambasadorin nga Irani
Pas Bahreinit dhe Sudanit, edhe Kuvajti ka tërhequr ambasadorin nga Irani në mbështetje të veprimeve…
By
2 Min Read
“Turqia zhvillon aktivitete humanitare në mbi 140 vende të botës”
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se për të ndaluar dhimbjet e përjetuara…
By
4 Min Read
Këshilli i Sigurimit i OKB-së hoqi dorë nga rezoluta për Sirinë
Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi të mos miratojë asnjë rezolutë për formimin së bashku…
By
1 Min Read
Janë rrëzuar dy aeroplanë dhe me dhjetëra tjerë të vrarë në Siri
Aktivistë sirian kanë raportuar për rrëzimin e një helikopteri në lindje të Damaskut dhe një…
By
1 Min Read
