Bie nga kati i katërt, vdes 24-vjeçari

Një person ka vdekur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Meto Bajraktari”në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë se Kosovës kanë thënë se, viktima është E.Th, 24-vjeç dhe dyshohet se ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin. Mjeku kujdestar ka konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Nuk dihen motivet e vdekjes.kohaislame

Artikulli paraprakZyrtarizohet koalicioni AAK-LDD
Artikulli vijuesGjermanët do ta furnizojnë MPB-në me pasaporta