Është arrestuar Enver Sekiraça

Është arrestuar njeriu më i kërkuar në Kosovë, Enver Sekiraça. Ai akuzohet edhe për vrasjen e policit të Njësisë së Speciale, Triumf Riza.

Burime të “Express” brenda policisë kanë treguar se Sekiraça është arrestuar sot rreth orës 15:30.

“Enver Sekiraça është në duart e policisë”, ka thënë një zyrtar i lartë policor në kusht anonimiteti.

Më herët për Sekiraçën ka pasur njoftime se ndodhet në Republikën e Irlandës, ndërkohë para disa ditësh pati dështuar një aksion i policisë për ta arrestuar atë në Prishtinë.

Sekiraça akuzohet edhe për vepra të tjera penale.kohaislame

Artikulli paraprakRREZIQET, TË CILAT I KANOSEN BOTËS ISLAME
Artikulli vijuesSHENJAT E DASHURISË NDAJ PEJGAMBERIT [alejhi selam]