Lëvdatat për futbollin gjerman dhe golashënuesin e saj Robert Lewandowski nuk kanë të sosur. Shtypi spanjoll komenton humbjen e thellë të “mbretërorëve” me Borusiën.
Fillimisht disa zëra spanjollë: ‘AS’ shkruan se Lewandowski u kthye në ëndërr të keqe për Realin. “Borusia e Dortmundit e fshin Madridin, por ky i fundit mbetet gjallë falë golit të Ronaldos. Duhet një comeback historik. Tani nis operacioni 3:0.” Ndërsa El Mundo mendon se kjo ishte disfata totale për Realin. “Madridit po i mbarojnë justifikimet, decima-n’ gati ta harrojnë. Vetëm një mrekulli mund ta pengojë Borusiën që të arrijë në finale.”
Për El Pais-in nuk ka antidot kundër këtij shkëlqimi. “Futbolli i Bundesligës verbon planetin. Gjiganti i dekadave të kaluara, Madridi, donte titullin e dhjetë. Po, ata kanë lojtarë të jashtëzakonshën, mirëpo, u mposhtën nga Dortmundi.” Marca konstaton: “Katastrofë për Realin! Në qiellin e zi të Dortmundit shndrit vetëm ylli i Lewandowskit. Nata më e zezë (mallkimi gjerman është më i gjallë se kurrë). Përsëri dështon Madridi në vendin e nëmur, e rrahin. Realin e shtyp një rul rrugësh. Robert Lewandoski e shkatërron Realin me katër gola. Madridi u shpërbë për të ardhur keq. Të martën duhet të ngjasë një mrekulli, një natë e çmendur, në të cilën Reali të barazojë një rezultat 4:1. Emri Lewandowski nuk ka për t’u harruar kurrë në Madrid.”
You Might also Like
Del Piero: Të zgjedhësh mes Ronaldos e Messit është si të zgjedhësh “prindin e preferuar”
Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero ka krahasuar zgjedhjen e më të mirit mes Ronaldos…
By
1 Min Read
Pensionohet Phelps, atleti më i dekoruar në historinë e Lojërave Olimpike
Michael Phelps ka konfirmuar se të shtunën do të garojë në Olimpiadë për herë të…
By
2 Min Read
Benitez: Jemi të kualifikuar
Menaxheri i Chelseat, Rafa Benitez, ka deklaruar se ekipi i tij është tashmë i kualifikuar…
By
1 Min Read
Benzema do të qëndrojë te Reali
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, do të qëndrojë te klubi mbretëror edhe pas përfundimit…
By
1 Min Read
United ofertë për Pogban
Manchester United është i gatshëm të paguajë 55 milionë funte për të sjellë Paul Pogba…
By
1 Min Read
Këshilla dhe ushtrime shtëpiake për heqjen e yndyres dhe dhjamit
A do dëshironit që për një javë t’i hiqni shtresat e grumbulluara dhjamore përreth barkut?…
By
7 Min Read
