Aktivistët akuzojnë Qeverinë siriane për spastrim etnik në zonat bregdetare të vendit. Janë të shumta video e publikuara prej tyre ku shihen trupa te gjymtuar dhe të djegur të grave dhe fëmijëve, që besohet se janë nga qyteti i Banijas. Ata kanë raportuar dy masakra brenda dy ditëve në zonat bregdetare të Sirisë Qendrore. Sipas tyre, e para ndodhi në fshatin sunite te Al Baydas, qe ndodhet nën kontrollin e forcave qeveritare. Aty janë vrarë mbi 50 persona, disa prej tyre fëmijë dhe gra. Te njejtat skena jane rregjistruar edhe në lagjen Ras Al Nabaa, te qytetit të Banijas. Korrespondenti i BBC-se në Liban, Xhim Muir tha se videot, origjina e te cilave nuk mund te verifikohet tregojne trupat e pergjakur, disa prej tyre te gjymtuar dhe te shkrumbuar. Qindra familje raportohet se po largohen nga pjesa jugore e Banijas, iu drejtuan qytetit Tartus, por sipas aktivisteve u ndaluan atje. Në këto episode ekstreme dhune është përfshirë milicia pro-qeveritare, e njohur si shabiha. Kohet e fundit, përpjekjet ndërkombetare jane perqendruar tek armet kimike në Siri. Presidenti amerikan, Barak Obama nenvizoi se perdorimi i tyre, nese do te vertetohet plotesisht, do te perbeje “vijën e kuqe”, por te premten, deklaroi se nuk parashikon dergimin e trupave në Siri. Analistet thane se Shtetet e Bashkuara dhe aleatet po diskutojne disa masa; goditje nga ajri apo dhe caktimin e një zone ndalim-fluturimi, por Rusia, aleati i Sirise kundershton fuqimisht te tilla masa. Nderkohe, zyrtaret izraelite thane se avionet e tyre ushtarake kane kryer disa sulme ajrore ne Siri, duke vene ne shenjester armet qe po i jane derguar Hezbollahut ne Liban. Kjo eshte hera e dyte gjate ketij qe izraelitet ndermarrin goditje ajrore./tch/kohaislame
You Might also Like
400 Të vrarë në përleshjet mes grupeve opozitare në Siri
Numri i të vrarëve në përleshjet e filluara ditën e premte në Siri mes grupeve…
By
1 Min Read
Turqi, shpërthime në kufi me Sirinë: Shumë të vdekur
Në qytezën kufitare Rejhanlli të Hatajit sot kanë ndodhur dy shpërthime të ndryshme. Nuk dihet…
By
1 Min Read
Humb jetën Kryeprokurori i Egjiptit pas një atentati me bombë
Sulmi është marrë përsipër nga organizata e quajtur "rezistenca popullore". Njoftohet se ka humbur…
By
1 Min Read
Egjipt: Studentët protestojnë kundër qeverisë së dhunshme ushtarake
Qindra mijëra protestues anti-qeveritar thërrisnin sllogane "Poshtë qeveria ushtarake", përderisa ishin mbledhur jashtë Universitetit të…
By
1 Min Read
Siri – 29 të vdekur si pasojë e bombardimeve
Të paktën 29 persona vdiqën pasditen e djeshme gjatë bombardimeve dhe dhunës së ashpër në…
By
1 Min Read
Sulm i gabuar i NATO-s në Afganistan, vdesin 3 mjekë në Kunduz
Tre mjekë të Mjekëve pa Kufij kanë mbetur të vrarë nga një bombardim ndaj spitalit…
By
1 Min Read
