Egjipt: Studentët protestojnë kundër qeverisë së dhunshme ushtarake

Qindra mijëra protestues anti-qeveritar thërrisnin sllogane “Poshtë qeveria ushtarake”, përderisa ishin mbledhur jashtë Universitetit të Kajros. Ata sfiduan autoritetet ushtarake të cilat paralajmëruan për arrestime. Studentët vazhduan protestat përkundër shpërndarjes vdekjeprurëse nga forcat e sigurisë tri ditë më parë.

Mbështetësit e Presidentit Musi u kishin bërë thirrje studentëve të universitetit që të marin pjesë në demonstrata për të denoncuar grusht shtetin e tre korrikut.
Media shtetërore tha se 57 njerëz u vranë gjatë shpërndarjes së dhunshme të protestës, por kjo shifër mund të jetë akoma më e lartë.
Studentët shprehën me vendosmëri qëndrimet e tyre kundër puçit ushtarak.
“Ne jemi ngritur në këmbë kundër grushtit të shtetit, “tha Enes Madkur, një 19 vjeçar, student i Arteve të Bukura pranë Universitetit të Kajros. Përderisa studentët po protestonin, në zonën pranë Universitetit ishin parkuar dy tanke, dhe rrugët ishin bllokuar me tela me gjemba.
Protesta pati edhe në Helvan University në jug të Kajros. Ndërsa në Universitetin Zagazig, në verilindje të Kajros, studentët u shpërndanë me dhunë nga forcat e sigurisë, aksion i cili la tetë të plagosur. /mszh/kohaislame

Artikulli paraprakAeroporti i Shkupit, me hapesire lutjesh per besimtaret
Artikulli vijuesRaportim: iPad-ët e rinj zbulohen më 22 tetor