Burimet egjiptiane të informimit kanë njoftuar se në përleshjet që kanë ndodhur mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të presidentit egjiptian Muhamed Morsi në qytetin Mansura të këtij vendi të paktën 2 persona janë vrarë dhe rreth 170 të tjerë janë plagosur.
Kështu thuhet në një njoftim të kanalit televiziv BBC i cili njoftoi se deri më tani nuk është publikuar asnjë deklaratë zyrtare rreth numrit të personave të vrarë apo të lënduar gjatë këtyre përleshjeve, por është shumë e qartë se gjendje në këtë qytet është shumë kritike. Edhe kanali televiziv Euronews ka njoftuar se forcat e sigurisë dhe ato ushtarake janë dislokuar për rreth objekteve të rëndësishme si ato të administratës lokale, Radio Televizionit dhe bankave. Autoritetet e sigurisë në Egjiptit kanë deklaruar se do të reagojnë dhe ndërhyjnë në çfarëdo lloj trazirash që mund të shkaktohen në vend. Të dy palët në këtë përleshje kanë përdorur mjete të ndryshme dhe kanë sulmuar njëra tjetrën. Forcat e sigurisë kanë përdorur gazin lotsjellës kundër kundërshtarëve të presidentit egjiptian Muhamed Morsi.
You Might also Like
Somalia e prekur nga thatësira, 4.7 milionë njerëzve u duhet ndihmë humanitare
Gati 4.7 milionë njerëz të goditur nga thatësira në Somali kanë nevojë për ndihmë humanitare,…
By
Redaksia
1 Min Read
Danimarkë, arrestohen 4 persona lidhur me ISIS
Policia daneze njoftoi se ka arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë tentuar t’i bashkohen…
By
Redaksia
1 Min Read
Pse vetëm xhamitë në Indonezi i mbijetuan cunamit?
Kur para dhjetë viteve qytetin indonezian BandaAceh u godit nga një cunami i madh, strukturat…
By
Redaksia
3 Min Read
Sulmohet Zëvendëskomandanti i ushtrisë së zonës së 3-të të Egjiptit
Sipas informatave të marra nga burimet e forcave të sigurisë, sulmi u realizua në zonën…
By
Redaksia
1 Min Read
Valeri Amos arrin në Damask
Shefja për Ndihma Humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valeri Amos, ka arritur në Damask, për…
By
Redaksia
1 Min Read
Tragjedi në Afganistan, 100 persona humbin jetën
Një martesë që duhej t'i gëzonte të pranishmit, është kthyer në tragjedi, kur nga pasojat…
By
Redaksia
0 Min Read
