Sulmohet Zëvendëskomandanti i ushtrisë së zonës së 3-të të Egjiptit

Sipas informatave të marra nga burimet e forcave të sigurisë, sulmi u realizua në zonën Hasna të siujdhesës Sina ku gjatë kalimit të autokolonës që transportonte gjeneralin shpërtheu mina e vendosur në rrugë.

Si pasoj e sulmit u plagos gjenerali Abdulkerim dhe tre ushtarë të tjerë.

Bëhet e ditur se gjenerali është dërguar në spitalin e Suezit dhe se gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

Në anën tjetër edhe ndaj një patrulle ushtarake në qytetin Refah u organizua një sulm. Në këtë sulm u plagosën 4 ushtarë./trt/kohaislame

Artikulli paraprakTurqia do të prodhojë avionët "Antonov-158"
Artikulli vijuesQabja – Haxhi LIVE 24h