Si mund t’i vijmë në ndihmë një personi që po kalon një gjendje të fikëti? Mjekët kanë dhënë disa këshilla vepruese që të mund të rimerrni veten apo të ndihmoni edhe njerëzit e afërt.
Të fikët është ajo gjendje e organizmit ku personi për arsye të ndryshme, në mënyrë të papritur, humbet përkohësisht vetëdijen dhe forcën muskulore duke u rrëzuar ku ndodhet. Kjo përbën një urgjencë të shpeshtë mjekësore, që kërkon ndërhyrje të shpejtë për të shmangur pasojat e mundshme.
1. Hapi i parë: Nëse shihni që personit po i merren mendtë, këshillojeni që të ulet për t’u qetësuar për disa minuta.
2. Lagini fytyrën me ujë të ftohtë. Kjo mund ta përmendë personin në fjalë.
3. Uljani kokën më poshtë se gjunjët.
4. Nëse humbet ndjenjat, shtrijeni për tokë, i ktheni kokën anash dhe jepini të nuhasë amoniak. Nëse gjendja nuk përmirësohet, mbajeni në qetësi të plotë dhe njoftoni mjekun.
Këto janë disa këshilla dhe mënyra të shpejta për t’i ardhur në ndihmë personit që po kalon një gjendje të fikëti./Telegrafi/
You Might also Like
“Cigarja heq stresin”, një gënjeshtër e madhe
Cigarja nuk është “rrugë shpëtimi” për ato të cilët e pinë nga stresi. Sipas rezultateve…
By
2 Min Read
Tharja e syve, pse ndodh?
Në të folurit e përditshëm shprehja syri i thatë i dedikohet një sëmundjeje, e cila…
By
2 Min Read
Bakteret në gojë mund të shkaktojnë probleme të rënda në zemër
Rezultatet e hulumtimit të Universitetit të Bristolit dhe Kolegjit Mbretëror në Londër vërtetojnë lidhjen në…
By
1 Min Read
Mjekët të nënçmuar me kategorizim, presin nivelizimin e pagave
Ligji për pagat mbetet një nga prioritetet e vazhdueshme ligjore, por që nuk është miratuar…
By
5 Min Read
Përgjysmohen vdekjet nga infarkti
Përgjysmohet numri i vdekjeve nga goditjet në zemër në vendet evropiane, në 10 vitet e…
By
1 Min Read
Ananasi dhe dobite e tij
Hulumtimet tregojnë që ananasi forcon sistemin e imunitetit, ndihmon kapërcimin e lodhjes dhe rrit qëndrueshmërinë…
By
2 Min Read
