Si mund t’i vijmë në ndihmë një personi që po kalon një gjendje të fikëti? Mjekët kanë dhënë disa këshilla vepruese që të mund të rimerrni veten apo të ndihmoni edhe njerëzit e afërt.
Të fikët është ajo gjendje e organizmit ku personi për arsye të ndryshme, në mënyrë të papritur, humbet përkohësisht vetëdijen dhe forcën muskulore duke u rrëzuar ku ndodhet. Kjo përbën një urgjencë të shpeshtë mjekësore, që kërkon ndërhyrje të shpejtë për të shmangur pasojat e mundshme.
1. Hapi i parë: Nëse shihni që personit po i merren mendtë, këshillojeni që të ulet për t’u qetësuar për disa minuta.
2. Lagini fytyrën me ujë të ftohtë. Kjo mund ta përmendë personin në fjalë.
3. Uljani kokën më poshtë se gjunjët.
4. Nëse humbet ndjenjat, shtrijeni për tokë, i ktheni kokën anash dhe jepini të nuhasë amoniak. Nëse gjendja nuk përmirësohet, mbajeni në qetësi të plotë dhe njoftoni mjekun.
Këto janë disa këshilla dhe mënyra të shpejta për t’i ardhur në ndihmë personit që po kalon një gjendje të fikëti./Telegrafi/
You Might also Like
Shenjat që nuk jeni duke konsumuar mjaft karbohidrate
Karbohidratet kanë reputacion të keq pa ndonjë arsye të veçantë. Ato lidhen gabimisht me trashjen.…
By
Redaksia
4 Min Read
Spitali i Mitrovicës pa mjekë
Spitali rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri” edhe më tutje përballet me mungesë të madhe të mjekëve,…
By
Redaksia
2 Min Read
Si ndikon ndryshimi i stinëve dhe moti i ftohtë në tensionin e gjakut?
Tensioni i gjakut është zakonisht më i lartë në dimër dhe më i ulët gjatë…
By
Redaksia
2 Min Read
Dieta kundër lodhjes dhe rraskapitjes fizike
Per te shmangur plogeshtine, duhet te mbusheni plot me energji perpara se te keni ndonje…
By
Redaksia
4 Min Read
Mjalti mjekon dhe pastron lëkurën
Përveçse një produkt ushqimor me mjaft vlera, mjalti i shërben edhe lëkurës. Një përbërës shumë…
By
Redaksia
1 Min Read
Aktiviteti i ulët fizik, i rrezikshëm sa duhani
Aktiviteti i ulët fizik është tepër i dëmshëm për trupin e njeriut, sa edhe pirja…
By
Redaksia
2 Min Read
