Mbyllen të gjitha zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në veri të Kosovës.
Kështu të paktën bëhet e ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës në Prishtinë. Zëdhënësi Baki Kelani ka deklaruar se zyrat e MUP-it serb janë mbyllur nga vet ata të cilët i kanë hapur, që do të thotë nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ky proces është monitoruar nga EULEX-i, në një rast edhe nga Policia e Kosovës. “Mbylljet e para kanë qenë në Leposaviç dhe më pas kanë vijuar me Zveçanin, Zubin Potokun dhe javën e kaluar me Mitrovicën”, ka deklaruar Kelani. Një pjesë e zyrtarëve të MUP-it pritet të punësohen në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri. Ministri i Punëve të Brendshme, bazuar në marrëveshjen politike kohë më parë emëroi serbin Nenad Gjuriç ushtrues detyre të komandatit të policisë për rajonin e veriut.
You Might also Like
Vetëvendosje uron botën myslimane për Bajram
Lëvizja Vetëvendosje ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë kudo nëpër botë.…
By
Redaksia
1 Min Read
Peticioni për liberalizimin e vizave
Sot fillon nënshkrimi i peticionit nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i drejtohen autoriteteve të…
By
Redaksia
1 Min Read
Thaçi: Sipërmarrja dhe prona private janë themel i zhvillimit të Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në përurimin e fabrikës për…
By
Redaksia
2 Min Read
SEJDIU: KISHA NUK MUND TË TRAJTOHET MBI LIGJIN
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se kisha në oborrin e Universitetit…
By
Redaksia
1 Min Read
3175 automatë nuk i kontrollon shteti
Vazhdon të mos respektohet dhe mos të zbatohet ligji për lojërat e fatit nga personat…
By
Redaksia
3 Min Read
Pagat e ushtarëve të FARK-ut (Dokument)
“Nëse shkruaj përsëri d.m.th ende jam gjallë”. Kështu shkruan në ditarin e një ish-ushtari të…
By
Redaksia
5 Min Read
