Një tjetër krim brenda familjes goditi kryeyqytetin, duke regjistruar vrasjen e tretë të tillë, brenda pak ditësh në Tiranë, e të katërtin në vend. Alketa Cani, 36-vjeçare, u ekzekutua nga bashkëshorti i saj, Ilirjan Cani, në banesën e tyre, rreth orës 18:00 të së hënës. Më pas, burri tentoi të vrasë edhe veten, por fqinjët e transportuan atë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në një gjendje të rëndë për jetën. Policia, pasi mblodhi dëshmitë e para, thotë se çifti kishte konflikte prej kohësh, ndërsa autori i vrasjes e akuzonte bashkëshorten për tradhëti. Por, policia tha se në momentin e kryerjes së krimit, ai ishte nën efektin e pijeve alkoolike. Krimi, sipas policisë u krye me një automatik tip kallashnikov, dhe 36-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, duke marrë plumba në kokë dhe në trup. Çifti Çani kishte dy fëmijë të vegjël. Pista kryesore e hetimit ka qenë xhelozia, ndërsa policia ka marrë në ruajtje të arrestuarin për këtë krim në Spitalin Ushtarak. Më herët, të hënën paradite, një 44-vjeçar vrau bashkëshorten e tij, me mjete të forta, në rrethana që ende po hetohen nga policia. Ngjarja ndodhi në Fushë Mamurras, kur Marjan Lleshi ekzekutoi bashkëshorten e tij 27-vjeçare, Valbona. Policia e komisariatit të Kurbinit arrestoi 44-vjeçarin, i cili pranoi të ketë kryer krimin për motive xhelozie. Ngjarjet e së hënës kanë tronditur opinionin publik, pasi vijnë fill pas vrasjes në rrugë të një nëne të dy fëmijëve, të shtunën e kaluar në mëngjes, dhe një nëne të tetë fëmijëve në Kombinat. Vrasja e Alketa Canit është vrasja e tretë ndaj një gruaje brenda tri ditësh pas asaj të ndodhur ditën e shtunë po në Tiranë dhe e katërta që nga fillimi i muajit, pas asaj të ndodhur në lagjen Kombinat të kryeqytetit. Të katërta rastet kanë kaluar në hetimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me ndryshimet e reja të kodit penal, çka mendoheshin se do të parandalonin krimin në familje. Por, edhe pse me dënime tejet të rënda, për ata që kryejnë krime të tilla, vala e tyre ka goditur sërish vendin, duke u kthyer në një makth për situatën e rendit në vend, duke pasur parasysh se janë kryer me armë luftarake në dy raste, si edhe në publik. Policia sërish ka mbetur larg parandalimit të kësaj vepre të rëndë penale. / Tch/kohaislame
You Might also Like
Buxheti, Gruevski harron shqiptarët
Kryeministri i Maqedonisë, Nilloka Gruevski ka ftuar partitë opozitare që të mos manipulojnë me qytetarët…
By
Redaksia
3 Min Read
Përleshje të dhunshme në Lubjanë
Policia në Lubjanë ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit antiqeveritarë,…
By
Redaksia
1 Min Read
Në Hasanbeg të Shkupit vitin e ri shkollor e nisin me lutje dhe ‘dua’
Në shkollën fillore „25 Maj“ në Hasanbeg të Shkupit dita e parë e shkollës ka…
By
Redaksia
1 Min Read
Gjendet i vdekur ish-shefi i inteligjencës ushtarake maqedonase
Ish-shefi i Zbulimit Ushtarak në Maqedoni, Goran Sofeski është gjetur i vdekur në rrethana të…
By
Redaksia
1 Min Read
Tetovë: I’u dha lamtumira e fundit Doktor Shani Miftarit – VIDEO
Mbrëmë, nga një sëmundje e shkurtër në Klinikën e Shkupit në moshën 62 vjeçare ka…
By
Redaksia
0 Min Read
Konflikt me armë në Korçë, tre të arrestuar
Një 50-vjeçar është konfliktuar me dy të rinj ku sherri ka degjenuar në përdorimin e…
By
Redaksia
1 Min Read
