Korçë humbasin 3 vajza të mitura

Tre vajza të mitura në qytetin e Korçës u deklaruan të zhdukura gjatë mbrëmjes.

Policia tha se familjarët e tyre nuk kanë asnjë informacion, që prej paradites të së hënës.

Ato janë të moshës 10 deri në 13 vjeç dhe banojnë në lagjen “Varret e francezëve”.

Vajzat ishin shoqe dhe prindërit e të trejave kanë bërë denoncimin në polici, pasi nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tyre.

Uniformat blu kanë nisur kërkimin. Familjarët i bëjnë apel të gjithë atyre personave, që mund të kënë informacion ose i kanë parë 3 të miturat, të njoftojnë në rajonin e policisë. / Tch/kohaislame

Artikulli paraprak(Video) Dy gra vriten nga bashkëshortët
Artikulli vijuesMe ligjin e amnistisë përfitojnë edhe ish-spiunët e partive