Propolisi, e cila është një substancë rrëshinore e prodhuar nga bletët, me qëllim për të mbajtur mjaltin në hojet e zgjoit njihet prej shumë shekujsh në mjekësinë popullore për shkak të përdorimit të saj të shumtë kundër sëmundjet e sezonit të ftohtë si ftohjet, dhimbjet e fytit apo alergjitë e ndryshme.
Por, kohët e fundit kjo substancë e prodhuar nga bletët është bërë objekt i një studimi që synon t’i japë statusin e një ilaçi kundër qelizave kancerogjene që shkaktojnë kancerin e prostatës. Eksperimenti është ushtruar mbi disa minj, nga ka rezultuar se te ato kafshë që u trajtuan me substancën propolis vihej re një reduktim në masë i tumorit të prostatës. Sipas studiuesve, nëse minjtë ushqeheshin çdo ditë me propolis, qelizat kancerogjene pushojnë së rrituri, përkundrazi, në momentin që trajtimi me këtë substancë ndërpritej, fillonte përsëri zhvillimi i tumorit, raporton gazeta Shqip.
Sipas studiuesve, nuk është se me këtë substancë shkatërrohet kanceri, por qelizat kancerogjene pushojnë së rrituri dhe në këtë mënyrë mund të kapet në kohë sëmundja përpara se të përparojë. Kështu, aftësia për të mbajtur nën mbikëqyrje rritjen e tumorit, bën që ai të mund të trajtohet më me kujdes dhe të ekzistojë një shans më shumë për të pasur sukses në shkatërrimin e tij. Gjëja më e mirë në këtë rast është se kemi të bëjmë me një mjekim më se natyral, që i shtohet ndërkohë përpjekjeve të tjera të arritura nga mjekësia në luftën kundër sëmundjes së kancerit.
You Might also Like
Fëstëkat ulin kolesterolin në gjak!
Nje grusht festeke në ditë është një preventive e mirë për sëmundjet kardiovaskulare, paralajmerojnë studiuesit…
By
1 Min Read
Pajisje të reja për stomatologjinë në Pejë
Në Poliklinikën e Stomatologjisë në Pejë pajisjet e vjetruara janë zëvendësuar me të reja. Në…
By
1 Min Read
5 dietat që duhen evituar
Këshillat Nëse mes gjërave të para që duhet të bëni për vitin e ri që…
By
5 Min Read
Studim mbi kontrollin e tundimit ndaj ushqimeve
Studimet e fundit tregojnë se burrat mund të jenë më në gjendje sesa gratë për…
By
2 Min Read
Çfarë dimë gabim për sëmundjet e lëkurës?
Nga ekzemat e foshnjave e deri puçrrat e fytyrës tek të rinjtë, puçrrat në dorë…
By
7 Min Read
Kundërmimi i trupit
Kundërmimi i trupit; Shkaqet dhe Trajtimi Kundërmimi i trupit i referohet erërave të pakëndshme të…
By
8 Min Read
