Fëstëkat ulin kolesterolin në gjak!

Nje grusht festeke në ditë është një preventive e mirë për sëmundjet kardiovaskulare, paralajmerojnë studiuesit amerikan. Sipas të dhënave të fundit, fëstekët zvogëlojnë kolesterolin, dhe arteriet i mbajne të shëndetshëm. Vetem 84 g. festek në ditë janë të mjaftueshme, për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve.

Studiuesit e Univerzitetit Shtetëror në Pelsivani, studimet e tyre i kane provuar të tri grupe të njerëzve. Njeri grup nuk ka konsumuar fëstëke, grupi i dytëka konsumuar nga 42 gr. në ditë, ndërsa grupi i tretë nga 84 gr. ne dite. Të tri grupet kanë pasur mundësin që të zgjedhin se si do ti konsumojne fëstëket, si fruta të thata veç apo të kombinuara me pasta. Një muaj pas provës, të grupet që kanë konsumuar fëstëk është vërejtur ulja e kolesterolit. Te ata qe konsumuan nga 84 gr. kolesteroli është ulur për 11,6 %. Tek fëstëket ndodhet luteini antioksidues, i cili gjindet tek perimet dhe pemët me ngjyrë të theksuar. Ekspertët preferojne që të konsumohen të pa kripura, pasi kripa e rrit tensionin në gjak./zhurnal

Artikulli paraprak5 dhimbje që nuk duhet t’i neglizhoni
Artikulli vijuesPërbërja e qumështit të bletës