Mungesë e nxënësve: Rusia mbyll mbi 700 shkolla

Në Rusi sivjet do të mbyllen më shumë se 700 shkolla për shkak të mungesës së nxënësve.

Shkalla e nataliteti në Rusi po bie vazhdimisht që nga ndryshimet demokratike në vitet e 90 –ta të shekullit të shkuar.

Vjet kryetari rus Vladimir Putin ka apeluar që rusët të kenë së paku 3 fëmijë.

“Sivjet do të mbyllen 733 shkolla. Arsyeje: mungesa e fëmijëve”, thotë agjencia Interfaks.

Në Rusi, e cila ka 143,3 milionë banorë, aktualisht janë më shumë se 44.000 shkolla. Vjet në Rusi janë lindur 1,90 milionë bebe,ndaj 1,79 në vitin paraprak, porse numri i të vdekurve ka qenë më i madhe gjatë këtyre vjetëve./koha/kohaislame

Artikulli paraprakKreu i OIC: Aktorët të Islamofobisë kanë dështuar
Artikulli vijuesDhuna fetare: Dy francez sulmojnë një vajzë myslimane