Vriten tre të rinj myslimanë në shtëpinë e tyre në SHBA (Video)

Një familje e tre myslimanëve të rinj janë qëlluar për vdekje në shtëpinë e tyre në një lagje të qetë në Karolinën Veriore në SHBA.

Policia ka identifikuar viktimat, 23 vjeçarin Deah Shaddy Barakat, gruaja e tij, Yusor Mohammad Abu-Salha, 21, si dhe motra e saj, Razan Mohammad Abu-Salha, 19, transmeton Telegrafi.

 

Pasi ishte lajmëruar policia, kishte shkuar në vendin e krimit, duke i gjetur ata të vrarë. Më interesantja, banorët fqinj, nuk ishin në dijeni të ngjarjes, deri në momentin e arritjes së policisë.

 

Burri 46 vjeçar, i identifikuar nga policia si Craig Stephen Hicks, është arrestuar për dyshim të vrasjes në fjalë.

 

Ai e kishte përshkruar veten si një ateist në Facebook dhe kishte postuar fotografi duke dënuar të gjitha fetë. Policia tha se ai ishte vetëdorëzuar.

 

Masakra është krahasuar me të shtënat në Charlie HEBDO në Paris, dhe shumë banorë kërkuan nga presidenti i vendit Barak Obama dhe figurat e larta fetare të dënojnë sulmet. /Telegrafi/ 

Artikulli paraprakEfektivë të RENEA-s largohen nga puna për shkak se faleshin në punë
Artikulli vijuesNikollova: Shqiptarët e akuzuar nuk janë vrasësit e rastit ,,Monstra”