Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka mbajtur mbledhje të rregullt në selinë e BDI-së në Recicë të Vogël.
Pas debatit dhe analizës së zhvillimeve të fundit në Maqedoni miratoi disa konkluzione.
Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim:
1. distancohet dhe dënon aktin makabër të vrasjes së pesëfishtë te liqeni i Smillkovcit, si akt i cili rëndë prish imazhin e vendit dhe krijon pasiguri tek qytetarët;
2. nënvizon që me rëndësi të vaçant është të respektohet e drejta e pafajsisë deri sa organet e drejtësisë nuk e thonë fjalën e fundit;
3. kërkon që kryerësit e veprës të marrin dënimin e merituar në bazë të dëshmive dhe argumenteve bindëse për procesin gjyqësor, si dhe të njoftohet opinioni për motivet e veprës;
4. zotohet se do të vazhdojë me angazhimin për të garantuar proces transparent, të drejt dhe të bazuar në fakte me qëllim që të mos pësojë asnjë qytetarë i pafajshëm;
5. konsideron se vrasësit nuk kanë identitet dhe përkatësi etnike ose fetare, kanë emër dhe mbiemër, kushdo qofshin ata;
6. apelon deri te organet e drejtësisë për proces transparent dhe të drejtë, si dhe zbardhje sa më të shpejt të rastit;
7. kërkon përgjegjësi për shkeljet eventuale gjatë procesit dhe aksionit policor dhe MPB të fillojë menjëherë me kontrollin e brendshëm;
8. Apelon deri te subjektet politike në pushtet apo opozitë qofshin, që kjo tragjedi të mos shfrytëzohet për interesa politike ditore;
9. fton të gjithë bartësit e institucioneve publike të përmbahen nga kualifikimet dhe deklaratat që mund të keqkuptohen në opinion dhe nxisin reagime;
10. vlerëson se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por konsideron se të njëjtat duhet të zhvillohen në bazë të ligjeve në fuqi./Zhurnal
You Might also Like
PAJAZITI NË INTERVISTA: HESHTJA E AHMETIT, NUK E MINIMIZON VEPRIMIN E TURPSHËM TË FUNKSIONARËVE TË BDI-SË
Në politikë patjetër të ketë moral. Kështu u shpreh profesori universitar Ali Pajaziti në emisionin…
By
2 Min Read
VIDEO: Kujt do t’i takojë fëmija 2 vjeçar i Nazmijes?
Po vazhdojnë peripecitë e Nazmije Donovit, gruas së dhunuar nga Kavadari, e cila tashmë 2…
By
3 Min Read
Mërgim Mavraj në ndihmë të njerëzve në nevojë
Futbollisti i kombëtarës së Shqipërisë, Mërgim Mavraj ka marrë pjesë në aktivitetin humnitar #fundjavndryshe, ku…
By
1 Min Read
2120 refugjat janë futur në Maqedoni brenda 24 orëve
Në njëzet e katër orët e fundit janë dhënë gjithsejtë 2120 vërtetime për refugjat që…
By
1 Min Read
Protestat në Maqedoni zgjerojnë veprimin
Lëvizja Protestoj në Maqedoni ndryshon dinamikën dhe formën e protestave. Nga hedhja e ngjyrave mbi…
By
4 Min Read
Katastrofa natyrore në Greqi, 16 të vdekur nga moti i keq
Greqia mban zi për 16 viktimat e katastrofës natyrore që goditi të mërkurën tre qyteza…
By
2 Min Read
