Një foshnje e gjinisë femërore, është gjetur sot në mëngjes, rreth orës 08:00min, e braktisur, pa shenja jete, në hapësirën e deponimit të mbeturinave në lokacionin Gërmovë, të fshatit Koshtovë të Mitrovicës.
“Dëshmitarët i këtij rasti kanë deklaruar se, në kohën kur disa fëmijë ishin në kërkim të gjetjes dhe mbledhjes së metaleve të vjetra, kanë identifikuar foshnjën e braktisur, ndërsa menjëherë kanë intervenuar duke njoftuar dëshmitarin e moshës madhore, i cili ka njoftuar autoritetet policore për rastin në fjalë”, ka thënë kapiten Besim Hoti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë.
Njësitë patrulluese policore kanë reaguar në vend të ngjarjes, ndërsa kanë gjetur foshnjën pa shenja jete.
Në vend të ngjarjes veç njësive patrulluese policore janë përgjigjur edhe hetuesit rajonal të sektorit për hetime të krimeve të rënda së bashku me teknikët e kriminalistikës dhe prokurorin e prokurorisë themelore në Mitrovicë.
Ekipi i ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Prishtina janë ftuar në vend të ngjarjes ndërsa me autorizim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Deri në këtë moment, policia nuk ka informacione mbi personin përgjegjës e cila apo i cili e ka braktisur foshnjën ndërsa hetuesit policor janë në pritje të raportit zyrtar të ekspertëve mjekoligjor lidhur me rastin.
You Might also Like
Listë e gjatë e pacientëve që presin të operohen në zemër
Në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2017 janë kryer…
By
Redaksia
4 Min Read
VV, AAK e NISMA ia kërkojnë dorëheqjen Enver Hasanit, e ka dështuar Gjykatën Kushtetuese
Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, ashtu…
By
Redaksia
7 Min Read
LAJMI I FUNDIT: Vuçiq nuk vjen në Kosovë
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk do të vijë në Kosovë, në…
By
Redaksia
1 Min Read
Myftiu Tërrnava kritikon Jabir Hamitin dhe tregon se në BIK s’ka luftë për pushtet
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, ka mohuar se ka luftë pushtetesh brenda Bashkësisë…
By
Redaksia
1 Min Read
Shifra zyrtare: Në luftën e Kosovës janë vrarë 13 mijë e 549 persona – por Mediat Kosovare flasin për "Islam Radikal" e jo për Radikalizmin Serb
Bekim Blakaj nga koalicioni “Komra” tha se në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë…
By
Redaksia
1 Min Read
Arrestimi i Oliver Ivanovic: Ja për çfarë akuzohet
Prokuroria Speciale ka ngritur një aktakuzë për politikanin serb nga Veriu i Kosovës, Oliver Ivanovic,…
By
Redaksia
4 Min Read
