Është gazeta britanike ‘The Mail on Sunday’ e cila njofton se dy kompani britanike i kanë shitur Sirisë përpara gjashtë vjetësh komponentët kimikë për prodhimin e gazit nervor Sarin, që mendohet se është përdorur për vrasjen e 1400 vetëve, përfshi shumë fëmijë në Siri muajin e kaluar. Fjala është për fluorin e natriumit, që sipas ekspertëve i është shitur kompanive kozmetike siriane për qëllime legjitime, por që mendohet se janë përdorur nga regjimi sirian për prodhimin e armëve kimike. Qeveria britanike e pranoi të shtunën në mbrëmje faktin se këto komponente janë shitur. Në periudhën nga korriku i 2004 deri në maj të 2010, qeveria britanike ka lëshuar pesë licenca eksportimi për dy kompani duke i lejuar ato t’i shisnin Sirisë këtë komponent kimik që përdoret për prodhimin e gazit nervor Sarin, por edhe për prodhimin e pastës së dhëmbëve. Shitjet janë bërë në një kohë kur presidenti Asad dyshohej fuqishëm se po krijonte stoqe armësh kimike. Shkencëtarët britanikë në laboratorin e kërkimeve shkencore në Porton Doën kanë provuar se gazi nervor Sarin është përdorur gjatë sulmit kimik në datën 21 gusht, pasi kanë marrë kampionë nga rroba të gjetura në vendin e sulmit. Britania, pas vendimit të parlamentit, nuk do të angazhohet në ndonjë veprim ushtarak eventual kundër regjimit sirian, ndërkohë që sondazhi më i fundit i opinionit publik tregon se shumica e britanikëve janë kundër përfshirjes britanike në veprime ushtarake kundër Sirisë. /tch/kohaislame
You Might also Like
Selman El-Aude: “Kjo fe nuk është fushë ku mund të “lëvrojë” çdokush!
Dijetari dhe thirrësi i njohur botëror, Shejh Selman El-Aude, i cili njëherësh është zëvendës sekretar…
By
Redaksia
1 Min Read
Avionët amerikanë pa pilot vrasin 4 pakistanezë
Në rajonin veri-perëndimor të Pakistanit, nga një sulm amerikan me avion pa pilot kanë mbetur…
By
Redaksia
1 Min Read
Fuqia e lutjes së një nëne
Shejh Al-Kalbaani, ish-imami i Qabes, në një konferencë në Londër tregoi këtë histori: Kur ai…
By
Redaksia
1 Min Read
Ndërrohet dryni i Qabës për herë të parë pas 60 viteve
Princi Halid Feisal ka mbikëqyrur vendosjen tjetër të drynit nga ari nën patronatin e monarkut…
By
Redaksia
3 Min Read
Dr. Kardavi gjendet për trajtim spitalor në Xhidde
Dijetari saudit, dr. Selman el-Avda njoftoi se i nderuari shejh Jusuf el-Kardavi të mërkurën është…
By
Redaksia
1 Min Read
Mijëra irakianë sunitë dolën në demonstrata masive
Këto tubime zhvillohen në kuadër të protestave anti-qeveritare që kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme…
By
Redaksia
1 Min Read
