200 Miliardë euro pjesë e TVSH-së mungojnë çdo vit në evropë

Rreth 200 miliardë euro të ardhura pjesë e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) nuk është diktuar në Evropë çdo vit, për shkak të mashtrimeve apo gabimeve të statistikave, bëri të ditur dje Komisioni Evropian.

“Shuma e TVSH-së është e papranueshme”, deklaroi komisioneri evropian për Tatimet, Algirdas Semeta.

Mungesa e fitimit për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian arriti në 193 miliardë euro në vitin 2011.

Vendet më të goditura janë Italia (36,1 miliardë), më pas Franca (32 miliardë) dhe Gjermania (27 miliardë), sipas studimit.

Ky studim ka ngjallur diskutime në disa kryeqytete duke përfshirë Parisin, Berlinin dhe Romën.

Artikulli paraprakI pastrehu dorëzoi çantën e gjetur me 42 mijë dollarë, i japin 110 mijë
Artikulli vijuesDisa rregulla të përdorimit të Skype dhe Facebook